BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

U botua Libri burimor mbi financimin e qëndrueshëm për biodiversitetin, ekosistemet dhe zonat e mbrojtura në Ballkanin Perëndimor

12.11.2020- Në kuadër të realizimit të projektit “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore - Biodiversiteti (ORF BD)”, të financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) janë zhvilluar disa aktivitete që kanë për qëllim avancimin e bashkëpunimit rajonal për integrimin e çështjeve të biodiversitetit në planifikimin zhvillimor.

 

Projekti në fjalë ofron rekomandime kyçe meqëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor në aspektin e përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare për ruajtjen e biodiversitetit si dhe të detyrimeve që lidhen me BE-në. Në bashkëpunim me Programin Sektorial për Zbatimin e Konventës për Diversitetin Biologjik të miratuar nga BMZ dhe të zbatuar nga GIZ-i, Ballkani Perëndimor është përzgjedhur për pilotim të trajnimit më të fundit për financat e qëndrueshme për biodiversitetin dhe njohuritë themelore të siguruara për akterët kyçë rajonalë.

 

Në komponentin e vlerësimit të shërbimevetë ekosistemit duke parë nevojën urgjente për realizimin e një veprimi gjithëpërfshirës në lidhje me financimin e qëndrueshëm të biodiversitetit u mor vendim për të lëvizur në drejtim të një qasje të integruar të biodiversitetit në planifikim sektorial shumëpalësh, dhe veçanërisht në planifikim financiar, si një nevojë për të filluar procesin e zhvillimit të kapaciteteve të palëve të interesuara për të kërkuar opsione dhe mekanizma të ri që mund të sigurojnë fondet e nevojshme për ruajte të biodiversitetit.

 

Duke pasqyruar probleme të gjera rajonale, evropiane dhe globale, ky libër burimor trajton temën se pse, si dhe cilët mekanizma të financimit mund të përdoren për të forcuar ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Duke synuar që, për planifikuesit mjedisorë dhe ekonomikë të sektorit publik, të ofrojë informata rreth qasjevedhe instrumenteve për financim të qëndrueshëm si dhe raste studimore nga bota reale, ky libër burimor gjithashtu ka për qëllim të nxjerrë mësime konkrete dherekomandime për nevojat, mundësitë dhe mënyrat që çojnë përpara në avancimin e qëndrueshmërisë financiare të biodiversitetit, ekosistemeve dhe zonave të mbrojtura në Ballkanin Perëndimor.

 

Në këtë libër burimor është përfshirë gjithashtu një Fjalorthi i financave për biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura, duke synuar të sigurojë që të gjithë të flasim të njëjtën gjuhë – dhe ta kuptojmë plotësisht se çfarë fshihet pas terminologjisë, çfarë është e rëndësishme për sektorët e përfshirë dhe, përfundimisht, si të rritet ndërgjegjësimi dhe të shfrytëzohet potenciali i pashfrytëzuar i qasjeve të integruara.

 

Libër burimor mbi financimin e qëndrueshëm për biodiversitetin

 

FJALORTHI: Shprehjet dhe përkufizimet kyçe

 

Prapa