BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Merren në mbrojtje ligjore edhe 13 monumente natyrore në territorin e komunës së Gjilanit

30.12.2020- Kuvendi Komunal i Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e mbajtur me datën 24.12.2020, ka miratuar vendimet për marrjen në mbrojtje të trembëdhjetë zonave të reja natyrore në territorin e kësaj komune.

 

Deri tek ky vendim ka ardhur pas iniciativës së Institutit te Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. IKMN në kuadër të realizimit të detyrave programore të tij në bashkëpunim me komunën e Gjilanit gjatë vitit 2019 kishte përfunduar projektin e evidentimit të trashëgimisë natyrore në territorin e kësaj komune.  Në kuadër të këtij aktiviteti pas hulumtimeve paraprake në terren janë përzgjedhur për tu marrë në mbrojtje disa zona me vlera natyrore të karakterit botanik, hidrologjik, speleologjik dhe peizazhor, që dallohen me karakteristika të veçanta.

 

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës kishte bërë edhe studimin e mëtejmë të vlerave natyrore që kanë plotësuar kriteret për mbrojtje ligjore dhe i kishte propozuar komunës që të marr vendimin për mbrojtjen e tyre.

 

Zonat e reja të marra në mbrojtje ligjore në territorin e komunës së Gjilanit që i janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura janë:

  • Trungu i Shpardhit (Quercus frainetto) në fshatin Bresalc;
  • Trungu i Krekëzës (Acer monspessulanum)   Bunincë;
  • Trungu i Bungëbutës (Quercus pubescens) në fshatin Bunincë;
  • Trungjet e Dardhës së Egër (Pirus communis) në fshatin Bunincë;
  • Trungu i Bungut (Quercus petraea) dhe Qarrit (Quercus cerris) në Dunav;
  • Trungu i Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Lipovicë;
  • Trungu i Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Llashticë;
  • Trungu i Shpradhit (Quercus frainetto) në fshatin Llovcë;
  • Lugina e Lumit Lapushink në fshatin Pogragjë;
  • Burimi i ujit mineral në fshatin Ponesh;
  • Shpella e Madhe në fshatin Uglar;
  • Burimi i ujit në fshatin Zhegoc;
  • Trungu i Shpardhit (Quercus frainetto) në fshatin Zhegoc.

 

Me këto zona rë reja të marrura në mbrojtje ligjore regjistri nacional i zonave të mbrojtura arrinë në 229 zona të mbrojtura në natyrës.

 

Prapa