BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Mbahet takimi i parë njoftues i projektit të bashkëpunimit në mes të AMMK dhe Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit

12.02.2021- Takimi kishte për qëllim të informojë të gjitha palët përfituese të projektit për planin e implementimit të projektit, aktivitetet e planifikuara, metodologjinë e punës dhe aspekte tjera teknike dhe informative që ndërlidhen me projektin.

 

Me këtë takim që është organizuar online Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, edhe formalisht kanë filluar  një bashkëpunim për tre vjet e ardhshme.

 

Përmes bashkëpunimit të ngushtë, Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit do të forcojë kapacitetet e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës për të zbatuar legjislacionin mjedisor në sektorin e ujit, klimës dhe ndotjes së ajrit dhe për të përmirësuar komunikimin mjedisore dhe sistemin informativ mjedisor.

 

Bashkëpunimi do ta përgatisë Kosovën për t'i bërë të dhënat mjedisore të hapura dhe të qasshme për të gjitha palët në përputhje me acquis të BE-së dhe do të ndihmojë Kosovën në përmbushjen e obligimeve në procesin e integrimit në BE.

 

Projekti do të vazhdojë deri në fund të vitit 2023 dhe përfshninë një buxhet prej 9 milion SEK me mbështetjen financiare nga Ambasada Suedeze në Prishtinë.

Prapa