BALLINA BreadCrumbTrailer Arkiva

Publikohet Raporti i menaxhimit të mbeturinave komunale në Kosovë për vitin 2019

30.06.2021 - Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka publikuar Raportin e menaxhimit të mbeturinave komunale për vitin2019. 

 

Në këtë raport është pasqyruar gjendja e zbatimit të legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave komunale, mbulimit me shërbimin e mbledhjes dhe transportit të mbeturinave, faturimin dhe arkëtimin, identifikimin dhe regjistrimin e deponive ilegale në tërë territorin e vendit,  sasinë e mbeturinave komunale  të grumbulluar dhe të gjeneruar sipas komunave, të dhëna lidhur me nismat e komunave për ndarjen e mbeturinave në burim dhe të dhëna tjera të rëndësishme.

 

Të dhënat e prezantuara janë reale dhe të verifikuara përmes një procesi transparent në bashkëpunim të plotë me akterët e involvuar në procesin raportimit, mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave mbi menaxhimin e mbeturinave në komuna.

 

Shprehim bindjen se akterët përgjegjës për menaxhimin e mbeturinave, rezultatet dhe të gjeturat në këtë Raport do i përdorin për adresimin ngecjeve dhe për përmirësimin e gjendjes në këtë sektor, duke zbatuar masa dhe politika konkrete.

 

AMMK është falënderuese dhe mirënjohëse ndaj Asociacionit të Komunave të Kosovës, Asociacionit të Kompanive Publike të Menaxhimit të Mbeturinave PAMKOS, zyrtarëve të menaxhimit të mbeturinave nga secila komunë veç e veç, Kompanisë për Menaxhimin e Deponive Sanitare, dhe Agjencisë së  Statistikave të Kosovës  për ofrimin e të dhënave dhe bashkëpunimit të frytshëm.

 

Në veçanti falënderojmë Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ, për mbështetjen financiare dhe teknike në realizimin e aktiviteteve për publikimin e këtij raporti.

 

Për më shumë shihni Raportin e menaxhimit të mbeturinave komunale në Kosovë për vitin 2019

Prapa