BALLINA BreadCrumbTrailer Arkiva

Listës së zonave të mbrojtura të Kosovës u shtohen edhe 18 vlera të natyrës

02.09.2021- Në kuadër të realizimit të planit të punës për vitin 2021, Institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me komunën e Deçanit kanë realizuar studimin e vlerave natyrore të cilat paraprakisht ishin evidentuar në territorin e kësaj komune.  

 

Pas përgatitjes së elaborateve përkatëse për të gjitha objektet e trashëgimisë natyrore në territorin e komunës të njëjtat janë përcjellë për miratim në Kuvendin Komunal të Deçanit, i cili me datë 03.08.2021 nxorri vendimet (18) për mbrojtjen e tyre.

 

Me nxjerrjen e vendimeve këto objekte të trashëgimis natyrore të komunës janë shtuan regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës që mirëmbahet nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës.

 

Paraprakisht, në territorin e komunës të Deçanit, statusin e zonave të mbrojtura  natyrore përveç Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, që një pjesë e tij shtrihet në këtë komunë, e kishin edhe Trungu i blirit (Tilia argentea) në Isniq ( 1968) dhe kompleksi i trungjeve të blirit (Tilia argentea) po ashtu Isniq (1968).

 

Lista e zonave të reja të marra në mbrojtje:

  • Gleni i Llukës - Llukë e Ulët
  • Trungu i blirit - Kodrali
  • Trungu i blirit - Strellc i Ulët
  • Trungu i blirit - Strellc i Epërm
  • Burimi i ujit mineral - Deçan
  • Trungu i blirit - Deçan
  • Trungu i dushkut - Maznik
  • Trungu i dushkut - Dashinoc
  • Trungu i Mrizit (bungut) - Ratish e Ulët
  • Trungu i dushkut - Ratish e Eperm
  • Kompleksi i trungjeve - Ratish e Eperm
  • Kompleksi i trungjeve dushkut - Shaptej
  • Kompleksi i trungjeve-varrezat e Jagozit - Gramacel
  • Trungu i dushkut - Gllogjan
  • Trungu i dushkut - Carrabreg i Epërm
  • Trungjet e blirit dhe trungu i pishës - Drenoc
  • Trungu i dushkut - Rastavicë
  • Trungu i blirit - Dubovik.

 

Vendimet e Kuvendit Komunal të Komunës së Deçanitpër marrjen në mbrojtje të 18 vlerave të reja natyrore


Prapa