BALLINA BreadCrumbTrailer Arkiva

Diskutohet për rastet e veprës penale “vjedhja e pyllit”!

22.11.2021- Me ftesë të Misionit të OSBE-së në Kosovë sot në Ferizaj është organizuar tryeza e rrumbullakët me temën: Procedurat ligjore në rastet e veprës penale vjedhja e pyllit.

 

Në tryezë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar "Sharri".

 


Pjesëmarrës tjerë në tryezë ishin edhe përfaqësues nga institucionet kryesore qe merren me këtë çështje në rajonin e Ferizajt, duke përfshirë Gjyqtarë, Prokurorë, Policia e Kosovës, Agjencioni Pyjor i Kosovës, dhe përfaqësues nga drejtoritë përkatëse të komunave.

 

Mes tjerash u vlerësua se rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes institucioneve qendrore dhe lokale është një nga hapat që duhet të ndërmerret në të ardhmen për parandalimin e veprave penale të vjedhjes së pyllit.

 

Prapa