BALLINA BreadCrumbTrailer Për ne BreadCrumbTrailer Organizimi BreadCrumbTrailer Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

 
Historiku dhe organizimi

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës apo shkurt IHMK është instituti që bënë matjet hidrometeorologjike në territorin e Kosovës.
Veprimtaria Hidreometeorologjike ne Kosovë ka filluar ne vitin 1922 kur në kufirin shqiptaro-shqiptar ne Vermicë është vendos një latë (hidrometer) dhe limnigraf në lumin drini i bardhë. Po në ate pikë monitotuese datojnë edhe matjet e para klimatologjike. Rrjetat monitoruese janë shtri sipas ujërrjedhave përkatësisht pelgjeve te Kosovës dhe stacionet meteorologjike kanë qenë të shpërndara sipas gjerësisë gjeografike me qellim të evidentimit dhe saktësimit të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

 

Sektori i Meteorolgjisë i cili kryer natjet meterorologjike dhe agrometeroroligjike, 

 

Sektori i Hidrologjisë i cili bënë monitorimin e ujërave sipërfaqësore dhe

 

Sekori i Laboratorit i cili kryen analizat fiziko kimike të ujërave, dheut dhe cilësisë së ajrit.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë 
 
·Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit themelor të stacioneve hidrologjike dhe meteorologjike;
·Matjet dhe vrojtimet e elementeve dhe dukurive: hidrologjike, meteorologjike, biometeorologjke dhe hidrobiologjike.
·Matjet dhe vrojtimet speciale në lëminë e rrezatimit, radioaktivitetit (në pajtim me ligjin në fuqi)
·Matjet dhe vrojtimet e elektricitetit atmosferik dhe ndotjes së ajrit, ujit, të reshurave sipas programit dhe metodologjisë unike që vlen për stacionet e rrjetit themelor.
·Studimi, përpunimi, ruajtja, këmbimi dhe shpallja e të dhënave dhe rezultateve hidrometeorologjike dhe rezultateve të hulumtimeve në rrjetin e monitorimit.
·Organizmi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemit llogaritës, vrojtues të bazës së të dhënave e të prognozimit për kryerjen e punëve hidrometeorologjike.
·Mirëmbajtja dhe kalibrimi i instrumenteve të rrjetit themelor të stacioneve.
·Institucionet simotra që merren me sistemin e monitorimit janë të obligueshme që ti referohen (për bazën e të dhënave) IHMK-së
·Kryerja e matjeve, vrojtimeve meteorologjike me radar
·Kryerja e matjeve dhe vrojtimeve hidrometeorologjike sistematike sistematike në ujërrjedhat e lumenjve në rastet e zakonshme dhe në rastet e çrregullimeve, të gjendjes së ujërave të nëntokës në zonën e ngopur dhe në kontakt të drejtëpërdrejt me tokën dhe nëntokën ( në tekstin e mëtutjeshëm burimi i parë).
·Ndjekja sistematike dhe konstatimi i ndotjes së ajrit, të reshurave atmosferike, ujërave sipërfaqësore dhe ujërave të nëntokës të burimit të parë dhe tokës, si dhe studimi dhe prognozimi i kushteve hidrometeorologjike të ndotjes së mjedisit,
·Publikimi i analizave hidrologjike, meteorologjike dhe saktësimit afatshkurt: të motit, ujit, akullit në lumenj dhe ndikimi i motit në kulturat bujqësore.
·Paralajmërimi i paraqitjes së fatkeqësive elementare hidrometeorologjike.
·Dhënja e raporteve, parashikimeve dhe paralajmërimeve të organeve kompetente qëndrore dhe lokale mbi dukuritë hidrometeorologjike me rëndësi për mbrojtjen nga përmbytjet, akulli, ndryshimet e cilësisë së ujërave si dhe paralajmërimeve lidhur me havaritë dhe ndotjet e tjera të paraqitura të ujit.
·Studimi i motit, klimës, ujërave sipërfaqësore dhe të nëntokës, si dhe ndikimit të tyre në biosferë.
·Hulumtimi i ndryshimeve të motit, klimës, ujërave të shkaktuara nga ndikimi artificial si dhe studimi i metodave të veprimeve artificiale mbi motin, klimën dhe ujërat,
·Përgatitjet për kryerjen e punëve hidrometeorologjike dhe përfshirjen e shërbimit hidrometeorologjik për mbrojtje nga përmbytjet
·Punët e tjera hidrometeorologjike për të cilat me ligj janë përcaktuar se janë me interes për Kosovën.