BALLINA

Mirë se erdhët në portalin e AMMK!

Të nderuar vizitorë të portalit te Agjencionit per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës (AMMK). Të respektuar dashamirës të mjedisit, mirë se erdhët në shtëpinë tonë, dyert e se cilës janë gjithmonë të hapura për ju. AMMK nuk është vetëm një institucion qeveritar, por një vend ku ju mund të gjeni shumë informata për mjedisin e Kosovës dhe mund t'i parashtroni pyetjet dhe shqetësimet tuaja për mbrojtjen e mjedisit. më shumë

Raport për kadastrin e mbeturinave te rrezikshme dhe kimikateve

Ky raport është përgatitur ne kuadër te aktiviteteve te AMMK te realizuara si pjesë e projektit për kadastrin e mbeturinave të rrezikshme dhe kimikateve, te implementuar gjatë periudhës 2019-2020. Hartimi i këtij raporti është i bazuar në kërkesat e Ligjit Nr. 04/L-197 për Kimikatet, ku specifikohet që MMPHI, mban regjistrin e përgjithshëm të kimikateve, në formë të shkruar dhe elektronike. Kimikatet që prodhohen, importohen, tregtohen, dhe magazinohen, duhet të regjistrohen në këtë regjistër përmes raportimeve të rregullta të operatorëve të cilët importojnë, prodhojnë, tregtojnë, dhe përdorin këto kimikate.më shumë

Gjendje jo e mirë e deponive sanitare të mbeturinave komunale

Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit, e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në kuadër të planit të punës për vitin 2021 ka bërë monitorimin dhe vlerësimin e gjendjes së deponive sanitare dhe stacioneve të transferit të mbeturinave komunale. Gjatë periudhës shkurt-qershor 2021, është bërë monitorimi dhe vlerësimi i gjendjes së deponisë sanitare të mbeturinave komunale për regjionin e Pejës, deponisë sanitare të mbeturinave komunale për regjionin e Prizrenit dhe stacionit për trasferimin e mbeturinave komunale në Gjakovë. Bazuar në vizitat e realizuara në terren është konstatuar që gjendja e deponive nuk është e mirë dhe se ka probleme që ndërlidhen me menaxhimin e deponive. më shumë