BALLINA BreadCrumbTrailer Arkiva

Përfaqësues nga Kosova zgjidhen në Bordin Drejtues të rrjetit të Parqeve Dinarike

Drejtori i Parkut Kombëtare “Sharri” Bajram Kafexholli dhe Drejtori i Parkut Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të Parqeve të Harkut Dinarik – (Rrjeti i Zonave të Mbrojtura të Dinarikeve), që këtë vit po mbahet në Bar të Malit të Zi.Këtë vit konferenca e rrjetit është duke u zhvilluar me moton “Zonat e Mbrojtura për Dekadën e Re- Sfidat e Ardhshme”. Një nga synimet kryesore të konferencës është përmirësimi i komunikimit në mes të anëtarëve të rrjetit dhe forcimi i bashkëpunimit për zhvillimin e planeve dhe nismave të reja për të ardhmen. më shumë

Listës së zonave të mbrojtura të Kosovës u shtohen edhe 18 vlera të natyrës

Në kuadër të realizimit të planit të punës për vitin 2021, Institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me komunën e Deçanit kanë realizuar studimin e vlerave natyrore të cilat paraprakisht ishin evidentuar në territorin e kësaj komune. Pas përgatitjes së elaborateve përkatëse për të gjitha objektet e trashëgimisë natyrore në territorin e komunës të njëjtat janë përcjellë për miratim në Kuvendin Komunal të Deçanit, i cili me datë 03.08.2021 nxorri vendimet (18) për mbrojtjen e tyre.Me nxjerrjen e vendimeve këto objekte të trashëgimish natyrore të komunës janë shtuan regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës që mirëmbahet nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës.më shumë

Buletini nr. 1 i projektit: Ndërtimi i kapaciteteve për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Katastrofat përmes Sistemit Kombëtar të Informacionit për Zjarret Pyjore (NFFIS) dhe Eco-DRR

Qëllimi i këtij projekti është të fuqizojë kapacitetet e zyrtarëve qeveritarë në parandalimin dhe zbutjen e zjarreve pyjore dhe katastrofa të tjera natyrore përmes krijimit të NFFIS dhe Eco-DRR. Në mënyrë që të kontribuojë në parandalimin dhe zbutjen e zjarreve në pyje dhe fatkeqësive të tjera natyrore të zakonshme në rajon, sistemi i informacionit për zjarret në pyje dhe Eco-DRR i mbështetur nga JICA do të kontribuoj për të përmirësuar kapacitetin e zyrtarëve qeveritarë përmes bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, me synimin të mbështesë reformat socioekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor drejt pranimit në BE, si dhe të lehtësojë bashkëpunimin në rajon.më shumë

Merren në mbrojtje ligjore disa raca të pëllumbave autokton të Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e natyrës, me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, Ministri i MMPHI, Liburn Aliu, përmes vendimeve të ndara ka marrë në mbrojtje disa raca autoktone të pëllumbave të Kosovës.Me miratimin e këtyre vendimeve llojet autoktone të pëllumbave: Pëllumbi i Pejës, Kryemusmi i Gjakovës, Gjylia e Prizrenit, Piklani i Pejës, Akrobatiku-Dyneku i Kosovës, dhe Kuti i Drenicës i janë shtuar Regjistrit të vlerave të mbrojtura të natyrës që mirëmbahet nga Institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. më shumë

Publikohet raporti i MMPHI për Hidrocentrale

Grupi punues për “Shqyrtimin e procedurave administrative të zbatuara për hidrocentrale dhe ndikimin e tyre ne mjedis”, ka finalizuar punën e tij dhe ka prezantuar të gjeturat kryesore përmes një raporti. Ky grup punues ishte themeluar me vendim nga ministri i MMPHI, Liburn Aliu me qëllim të shqyrtimit të ligjshmërisë si dhe aspekteve procedurale dhe administrative të lejimit të këtyre HC-eve, në kuadër të së cilit ishin përfshirë ekspert nga MMPHI dhe agjencitë vartëse të saj. më shumë

previous

1-5 Nga 445

next