BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Habitati i llojit endemik Boshtra një vlerë e shtuar e regjistrit të zonave të mbrojtura të natyrës në Kosovë

21.05.2021- Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës si institucion qendror përgjegjës për hulumtimin dhe evidentimin e vlerave të natyrës së fundi ka bërë evidentimin e vlerës së natyrës – vendbanimin e llojit endemik Forsythia europaea (Boshtra) që gjendet në kodrën e Goleshit, zonë kjo që përfshinë territorin e Komunës së FushëKosovës, Drenasit dhe Lipjanit.

 

Sipas Ligjit përMbrojtjen e Natyrës (Nr. 03/L-233) hartimi i arsyeshmërisë profesionale të vlerave të natyrës është përgjegjësi dhe detyrë e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. Pas hartimit të arsyeshmërisë profesionale nga ana e Grupi punues të përbërë nga përfaqësues të MMPHI-së, Universitetit të Prishtinës dhe ata nga komunat përkatëse kuvendet e këtyre tri komunave brenda një periudhe shumë të shpejtë kanë nxjerrë vendimet mbi shpalljen e territoreve të tyre veç e veç si monument natyre.

 

Sipërfaqja e tërësishme e kësaj zone është gjithsej 123.54 ha (51.92 ha në K. e Fushë Kosovës, 38.42 ha në K. e Drenasit dhe 33.2 në K. e Lipjanit)

Të dhënat e prezantuara në arsyeshmërinë profesionale janë mbledhur nga arkiva e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës dhe komunave përkatëse por me theks të veçantë janë pjesë e vizitave dhe ekspeditave hulumtuese në terren të realizuara nga ana e Grupit punues në bashkëpunim me ekspertë të fushave përkatëse.

 

Forsythia europaea Deg.et Bald. (Boshtra) është bimë drurore – shkurre, endemike dhe relikte terciere e Kosovës dhe Shqipërisë. Ky lloj në Kosovë rritet në vende shkëmbore– serpentinore duke krijuar pyje të rralla ose shkurre. Ky lloj është vlerësuar në Librin e Kuq të florës vaskulare të Kosovës në kategorinë  LC (më pak i rrezikuar) pasi që lloji për momentin nuk është i kërcënuar në atë masë sa që të futet në ndonjë kategori mëtë lartë. Habitatet ku rritet ky lloj janë të pasura edhe me lloje tjera endemike dhe relikte që kanë rëndësi shkencore.

 

Per me shume shihni:

 

Harten e arealin te Boshtres

 

Arsyeshmerine profesionale per marrjen ne mbrojte te zones


Prapa