BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Publikohet Raporti Emetimi i Gazrave Serrë në Kosovë 2014-2019

30.06.2021 - Në kuadër të monitorimit të emisioneve të gazrave serrë, Kosova deri me tani ka përgatitur inventarin e gazrave të serrës për periudhën kohore 2008-2019.

Ky është raporti i dytë i këtij formati.

Fillimisht ishte përgatitur raporti për vitet 2008-2013, ndërsa në kuadër të këtij raporti janë përfshirë vitet 2014-2019.

Përgatitja e Raportit për emetimet e gazrave serrë për periudhën kohore 2014-2019 është realizuar nga Grupi Kombëtarë për Inventarin e Gazrave Serrë. Ky raport prezanton të dhëna të detajuara të inventarit për vitin 2019 dhe trendi i emetimeve për periudhën kohore 2014-2019.

 

Ekspertët nga Grupi Kombëtarë për Inventarin e Gazrave Serrë kanë mbledhur të dhëna për inventarin dhe i kanë përgatitur ato sipas kërkesave të manualit të IPCC 2006. Po ashtu edhe zgjedhja e metodologjive dhe faktorëve të emisionit është bërë në harmoni me këtë udhëzues.

 

Burimet kryesore të të dhënave të nevojshme për përgatitjen e inventarit vijnë kryesisht nga institucionet qëndrore sikurse janë: Agjencia e Statistikave, Agjencia e Pyjeve, Agjencia Kadastrale, Doganat e Kosovës etj, si dhe nga operatorët e ndryshëm dhe ndërmarrjet publike.

 

Emetimet vjetore të gazrave serrë në Kosovë për vitin 2019 janë vlerësuar rreth 9613 Gg (Gigagram) CO2 eq, (equivalent) ose rreth 9.6 milion ton CO2 eq.

Burimi kryesor i emetimeve të gazrave serrë është sektori i energjisë me pjesëmarrjeprej 86% të totalit te emetimeve. Sektori i dytë është ai i bujqësisë, pylltarisë dhe përdorimit të tokës me 8%. Sektori i mbeturinave përfaqëson 5% të totalit të emisioneve kurse sektori i proceseve industriale dhe përdorimittë produkteve me rreth 1 %.

Kategoritë kyçe të emetimeve të gazrave të serrës sipas IPCC janë: industria e energjisë, transporti rrugor, industria prodhuese dhe ndërtimit,fermentimi enterik, deponimi i mbeturinave të ngurta, prodhimi i çimentos,ujërat urbane, emetimet e drejtpërdrejta nga menaxhimi i tokës, menaxhimi i plehut.

 

Për më shumë shihni Raportin Emetimi i Gazrave Serrë në Kosovë 2014-2019

 

Prapa