BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Raporti për cilësinë e ajrit për muajin Mars 2014

14.04.2014- Me qëllim të informimit të opinionit për cilësinë e ajrit në Kosovë, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti Hidrometeorologjik ka vazhduar me raportimin në baza mujore për cilësinë e ajrit.

Raporti për muajin Mars është Raporti i dytë mujor për këtë vit mbi cilësinë e ajrit dhe është e bazuar në të dhënat e mbledhura nga stacionet automatike të rrjetit për monitorimin e cilësisë së ajrit të cilat janë të vendosura në 10 lokalitete të ndryshme në Kosovë.

 

Analiza ofron të dhëna për tejkalimet e vlerave të lejuara për 5 parametra: Monoksidin e Karbonit, Dyoksidin e Sulfurit, Dyoksidin e Azotit, Ozonin dhe Grimcat PM10.

 

 

Lexo më shumë:

 

Informacioni për cilësinë e ajrit për muajin Mars 2014-Shqip

 

Informacioni për cilësinë e ajrit për muajin Mars 2014-English

 

Prapa