BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

3 milion dollarë për projektin “Mbledhja e të dhënave mjedisore”

12.07.2017- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka marrë konfirmimin që Agjencia Federale Amerikane MCC –Millennium Challenge Corporation (Korporata për Sfidat e Mijëvjeçarit) në kuadër të programit “Threshold”, për Kosovën, ka përfshirë edhe sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

 

Më konkretisht në kuadër të komponetës “Qeverisja Transparente dhe Përgjegjëse”, është përfshirë projekti i propozuar nga AMMK për“Mbledhjen e të dhënave mjedisore” në vlerë prej 3 milion dollarë.

 

Projekti ka për objektiv të mbështesë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, konkretisht  Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës në përmirësimine sistemit të monitorimit të ajrit dhe ujit, përpunimin e të dhënave dhe ofrimine këtyre të dhënave në kohë reale përmes sistemit online.

 

Programi “Threshold”, do të fillojë së zbatuari në vjeshtën e këtij viti dhe do të vazhdojë edhe për dy  vitet e ardhshme.

 
Prapa