BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Kosova përfiton nga përvojat austriake për inventarin e gazrave serë

24.10.2017- Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina, ka pritur sot përfaqësuesen e Agjencisë së Mjedisit të Austrisë, znj. Traute Kothere, me të cilën ka biseduar lidhur me implementimin e  programit “Ngritja e Kapaciteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, për zbutje dhe adaptim ndaj ndryshimeve klimatike”, dhe për mundësitë e bashkëpunimit në projekte tjera midis dyagjencive.  Znj. Kothere po qëndron në Kosovë, në kuadër të aktivitetit për ngritjen e kapaciteteve të AMMK për inventarine gazrave serrë.

 

Kosova përkatësisht Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, është përfituese e programit “Ngritja e Kapaciteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, për zbutje dhe adaptim ndaj ndryshimeve klimatike”, që financohet nga Ministria Federale e Bujqësisë, Pyjeve, Mjedisit dhe Ujërave e Austrisë, dhe implementohet nga Agjencia e Mjedisit te Austrisë.

 

Në kuadër të këtij programi që ka filluar në muajin shtator dhe do të zgjasë deri në mars 2018, janë planifikuar trajnime, punëtori dhe takime, për përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, kryesisht nga Agjencitë e Mjedisit të vendeve perketese, për përgatitjen e inventarit të gazrave serrë, rishikimin e inventarit dhe raporteve për gazra serrë dhe për çështje që ndërlidhen me adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.

 

Kosova nga ky program përveç nga takimet e përbashkëta për të gjithë vendet e Ballkanit do të përfitojë edhe përmes trajnimeve specifike që do të realizohen në Kosovë për akterët relevant lidhur me inventarin e grave serrë dhe për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.

 
Prapa