BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

UNË JETOJ GJELBËR - Gara për video të shkurta me përmbajtje mjedisore

07.12.2017- Agjencia e Mjedisit të Evropës dhe partnerët e saj organizojnë garën për video të shkurtra më temën “Unë jetoj gjelbër”.

Gjendja e mjedisit ku jetojmë  është e ndikuar shumë nga veprimet dhe vendimet tona të përditshme, që kanë të bëjnë me mënyrën se si udhëtojmë,  si ngrohemi në shtëpitë tona, apo si ushqehemi.  

 

Disa nga këto veprime tona të përditshme mundë të ndryshohen me qëllim që të zvogëlohet ndikimi në mjedisit ku jetojmë dhe pasojat në shëndet.

Gara ka për qëllim që të nxisë njerëzit anë e kënd Evropës që në jetën ë tyre të përditshme të ndërmarrin më shumë veprime për të jetuar në mënyrë miqësore me mjedisin.

 

Prandaj tregoni se cilat janë veprimet e vogla apo të mëdha që ju ndërmerrni për të mbrojtur mjedisin?

Ndani veprimet tuaja përmes videove të shkurtra, për të motivuar dhe inspiruar të tjerët që ti bashkojnë veprimet e tyre për të mirën e mjedisit tonë.  

 

Edhe pse veprimet e gjelbra mundë të bëhen në shumicën e apekteve të jetës sonë të përditshme gara e videove të shkurta Unë jetoj gjelbër, është e fokusuar në këto fusha:

 

1.Ushqimi i qëndrueshëm

Ushqimi është thelbësor për një jetë të shëndetshme. Prodhimi i ushqimit kërkon burime të vlefshme si toka dhe uji. Pesticidet dhe plehrat në bujqësi mund të kenë ndikim në ujërat tokësore dhe nëntokësorë. Disa zgjedhje dhe zakonet e të ushqyerit, të tilla si sasia e mishit që ne konsumojmë ose si  menaxhojmë  ushqimin e mbetur, mund të luajmë një rol që këto burime nuk do të humbasin me qellim të zvogëlimit të presionit mbi mjedisin.

 

2.Ajri i pastër

Ndotësit e ajrit lirohen si rezultat i shumë aktiviteteve të ndryshme, që nga transporti deri tek bujqësia. Preferenca jonë për transportin publik, çiklizmin ose ecjen, bashkë-përdorimin e makinave ose zgjedhjen e një veture elektrike në vend të një makine me benzine ose dizel sigurisht që do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe do të rriste cilësinë e jetës në qytetin tonë.


3.Uji i pastër

Burimet tona ujore janë nën ndikimin e presioneve të ndryshme, duke përfshirë mbi-shfrytëzimin, ndryshimin e klimës dhe ndotjen nga burime të ndryshme si bujqësia dhe ujërat e zeza urbane, duke ndikuar jo vetëm në shëndetin tonë, por edhe në jetën detare. Çanta për pazar plastike, pastrime të fytyrës dhe pastë dhëmbësh që përmbajnë mikro plastike mund të përfundojnë të gjitha në detet tona dhe të dëmtojnë kafshët detare.

4. Minimizimi i mbeturinave

Të gjitha produktet që blejmë kanë jetëgjatësi të kufizuar. Ka mënyra të reja për të zvogëluar sasinë e produkteve të hedhura në deponi. Në funksion të kësaj, disa produkte mund të jepen me qira dhe të ndahen me të tjerët, ndërsa të tjerat mund të riparohen dhe / ose ri-përdoren për qëllime të ndryshme. Ose, lloje të ndryshme të materialeve mund të riciklohen në një mënyrë që të përdoren në produkte të reja.

 

 

Si të merrni pjesë në garë:

 

Hapi 1: Krijoni një video klip (30-40 sekonda), relevant për një nga fushat tematike të përcaktuara sipas udhëzimeve.

 

Hapi 2: Përgatisni një përshkrim të shkurtër tekstual me jo më shumë se 1000 karaktere (e preferuar në gjuhën angleze), që duhet të dërgohet (ngarkohet) së bashku me videon.

 

Hapi 3: Dërgoni materialet e juaja përmes platformes online

 

   

 

 

Për më shumë detaje shihni thirrjen  

 

 

Prapa