BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Fauna e Parqeve Kombëtare

08.03.2018- Edhe gjatë vitit 2018 po vazhdon monitorimi i gjendjes së llojeve të faunës së egër ne Parqet Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”. Monitorimi përmes kamerave kurth që nga fillimi i tij ka ofruar informacione të vlefshme për praninë e disa llojeve të rralla në territorin e këtyre parqeve.

 

Monitorimi i gjendjes në terren dhe të dhënat nga kamerat tregojnë për praninë e llojeve të rralla të gjitarëve të mëdhenj në këto zona, sikurse janë: rrëqebulli (lynx lynx balcanicus), ariu i murrmë (arsus arctos), dhia e egër (rupicapra rupicapra) dhe maca e egër (felis sylvestris).

 

Po ashtu është konstatuar edhe prezenca e llojeve tjera të faunës së egër, e ndër to edhe: dhelpra (vulpes vulpes), ujku (canislupus), lepuri (lepus europaeus), derri i egër (sus scrofa), kaprolli (capreolus capreolus), vjedulla (meles meles) dhe ketri (sciurus vulgaris).

 

Aktivitetet për monitorimin e faunës së egër në Parqe Kombëtare po realizohen nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, DAPK Sharri, DAPK Bjeshkët e Nemuna në bashkëpunim edhe me organizata tjera si OJQ Era dhe organizata tjera partnere.

 

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës ka përgatitur një raport nga aktivitetet që janë realizuar gjatë vitit 2017.

 

Shiko më shumë

 

Raporti nga monitorimi i faunës përmes kamerave kurth

 
Prapa