BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Fillon hartimi i planeve rregulluese për PK “Sharri”

17.04.2018 - Në kuadër të aktiviteteve për fillimin e hartimit të Planeve Rregulluese për zonat e veçanta në PK Sharri, drejtori i DAPK “Sharri”, Bajram Kafexholli,  z.Daniel Bogner ekspert i projektit KEP dhe z. Tush Markaj ekspert vendor i projektit, kanë takuar Kryetarin e Komunës së Dragashit z.Shaban Shabani, Drejtorin për Urbanizëm  Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit z.Bean Hadžihasan dhe Drejtorin e Arsimit z.Vloran Cenaj, me të cilët kanë diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit për hartimin e këtyre planeve, një nga të cilat shtrihen në territorin e komunës së Dragashit.

 

 

Z. Kafexholli drejtor i DAPK “Sharri” dhe koordinatori komponentes se tretë të programit KEP (Programi Mjedisor për Kosovën),  informoi përfaqësuesit e Komunës së Dragashit, për qëllimin dhe aktivitetet e projektin që po mbështetet nga  Qeveria Suedeze, përkatësisht nga Agjencioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtarë-SIDA, dhe në mënyrë më specifike rreth komponentës së tretë të projektit që ka për qëllim fuqizimin e menaxhimit të zonave ndërkufitare të natyrës.

 

 

Kryetari i Komunës së Dragashit shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për hartimin e planeve rregulluese për PK Sharri. Hartimi i planeve rregulluese për zonat eveçanta në kuadër të PK Sharri, do të ndihmojë në zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre zonave dhe në përmirësimin e infrastrukturës përkatëse.

 
Prapa