BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

AMMK shënon 5 Qershorin- Ditën Botërore te Mjedisit

05.06.2018- Me rastin e 5 Qershorit- Ditës Botërore te Mjedisit, AMMK organizoj aksion pastrimi ne zonën turistike ne Brezovice te DAPK "Sharri". Aksionit iu bashkuan edhe nxënësit e Shkollës së Mesmetw Ulët "Osman Mani" nga fshati Firaje i Komunës se Shtërpcës. Sebashku me stafin e AMMK dhe kryeshefin Ilir Morina, në këtë aktivitet ishte i pranishëmedhe zëvendës ministri i MMPH z.Aleksandar Spasic.

 

Moto e shënimit të kësaj ngjarje për këtë vitështë “Ta Luftojmë Ndotjen nga Plastika”. E gjithë bota është bashkuar për të luftuar ndotjen plastike, e sidomos plastikën një-përdorimshe. Në mesazhin e Kombeve të Bashkuara kushtuar kësaj dite u bëhet thirrje të gjithëve të ndërmarrin masa konkrete kundër ndotjes plastike. “Ta Luftojmë Ndotjen nga Plastika”, synon të nxitë qeveritë, industrinë, komunitetet dhe individët që të bashkohen dhe të zbulojnë alternativa të qëndrueshme dhe të ulin në mënyrë urgjente prodhimin dhe ndotjen nga plastikat një-përdorimshe duke dëmtua mjedisin dhe kërcënuar shëndetin e njerëzve.

 

Edhe Kosova po ballafaqohet me ndotjen nga plastika, e sidomos nga përdorimi i qeseve plasitke një përdorimshe dhe ambalazheve të tjera plastike. Llogaritet se në kuadër të përbërjes së përgjithashme të mbeturinave plastika merr pjesë me rreth 12% të totalit. Mungesa e sistemit për riciklimin e plastikës ka bërë që ajo të jetë e përhapur kudo si substancë ndotëse, e sidomos në lumënjë.

 

Dita Botërore e Mjedisit, që përkujtohet mëdatën 5 Qershor të çdo viti, është një mundësi që njerëzit në të gjithë botën të mendojnë rreth efekteve negative të shkatërrimit të mjedisit, si në nivel lokal ashtu dhe global. Ka shumë çështje ndërkombëtare të mjedisit që kanë nevojë për vëmendje urgjente, të tilla si Ndryshimi Klimatik, Biodiversiteti, Siguria Mjedisore, të cilat ndikojnë në shëndetin e planetit tonë, banorëve, florës dhe faunës së tij.

 

Shënimi i kësaj ngjarje daton që nga  5 qershor i vitit 1972, kur OKB-ja zhvilloi në Stokholm të Suedisë konferencën e parë të mjedisit ku u miratuan"Manifesti i Mjedisit të Njerëzimit" dhe "Plani i Veprimeve". Sipas propozimeve të konferencës së Stokholmit, në tetor tëvitit 1972, Asambleja e 27-të e Përgjithshme e OKB-së vendosi të krijojë "Programin e Mjedisit të OKB-së" dhe e caktoi zyrtarisht 5 Qershorin si "Ditën Botërore të Mjedisit".

 
Prapa