BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Kosova në asamblenë vjetore të GEF

03.07.2018- Kryeshefi i AMMK-së, z. Ilir Morina, në cilësinë e Pikës Kombëtare Operacionale,  së bashku me Ministren e MMPH, Albena Reshitaj, kanë marrë pjesë në Asamblenë Vjetore të GEF (Global Environmental Fascility) të mbajtur në Vietnam.

 

Delegacioni nga Kosova ishte në mesin 183 shteteve botërore, pjesëmarrëse në këtë asamble. Me këtë rast ministrja Reshitaj, prezantoj para pjesëmarrëse gjendjen e mjedisit në Kosovë, nevojat dhe sfidat, si dhe kërkojë që Kosova të këtë  qasje në programin e GEF “STAR 7”, me buxhet prej 4.6 miliardë dollarë për tri vitet e ardhshme.

 

U realizuan edhe takime zyrtare formale dhe joformale me Ministrin e Mjedisit të Vietnamit, përfaqësues të GEF, përfaqësues të UNEP, përfaqësues nga GCF (Green Climate Fund), dhe përfaqësues tjerë nga vendet e ndryshme pjesëmarrës në asamble si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme të OKB.

 

Në takime u shpreh gatishmëria për mbështetjene Kosovës, në aktivitetet në kuadër të GEF, dhe në aktivitetet në kuadër të Konventave të OKB.  

 

Pjesëmarrja e Kosovës në asamblenëe përgjithshme të GEF, ishte një objektiv i kahershëm i MMPH dhe një e arriture rëndësishme në përfaqësimin e Kosovës, në organizata dhe fonde të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.


Prapa