BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Qeveria e Kosovës ka miratuar Raportin Vjetor për Gjendjen e Mjedisit për vitin 2017

11.09.2018- Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin Vjetor për Gjendjen e Mjedisit për vitin 2017.

 

“Qeveria e Republikës së Kosovës, pas shqyrtimit ka miratuar Raportin vjetor 2017, për gjendjen e mjedisit në Kosovë. Ky raport do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, siç është erregulluar me Ligjin për mbrojtjen e mjedisit. Raporti përmban të dhëna për ndryshimet në mjedis nga raporti i kaluar, ndikimet mjedisore në shëndetin publik, gjendjen e mjediseve të rrezikuara, zbatimin e strategjisë së mjedisit, masatpër mbrojtje të mjedisit, zhvillimi i institucioneve mjedisore dhe financimi i sistemit për mbrojtje të mjedisit. Qëllimi kryesor i raportit është informimi për gjendjen në mjedis në Kosovë. Të dhënat e këtij raporti mundësojnë hartimin e politikave adekuate mjedisore dhe zhvillimore në sektorët që kanë ndikim në mjedis, siç janë ekonomia, energjetika, transporti, bujqësia”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media të zyrës së kryeministrit.

 

 

Në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve qeveritare, institucioni përgjegjës për hartimin e raportit është Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Për hartimin e raportit, AMMK ka grumbulluar të dhëna mjedisore nga institucionet monitoruese, kompanitë, operatorët, publikimet, raportet dhe nga burime tjera. Të dhënat e grumbulluara janë përpunuar  dhe tani janë prezantuar në formën  e një raporti vjetor.

 

Procedura e mëtejme e shqyrtimit dhe miratimit parasheh që raporti të dërgohet për shqyrtim dhe miratim edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Prapa