BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Mbahet manifestimi “Ditët e Brezit të Gjelbër Evropian 2018”

19.09.2018- Me datën 24 shtator në Karagaq të Pejës, do të mbahet manifestimi “Ditët e Brezit të Gjelbër Evropian 2018”.

 

Përveç aktiviteteve të ndryshme të planifikuara në këtë manifestim që përfshijnë muzikë, lojëra e ushqim tradicional, art dhe foto ekspozitë me temën “Brezii gjelbër i Ballkanit”, Komunës së Pejës do ti ndahet  çmimi “Komuna model në Brezin e Gjelbër Evropian”.

 

Ky aktivitet është organizimi i përbashkët i organizatave EURONATURE, “Era” nga Peja, “Triton” nga Plava dhe “Toka” nga Tirana.

 

“Brezi i Gjelbër Evropian”, është një rrjet i organizatave Qeveritare dhe Joqeveritare, që ka për qëllim të rrisë koordinimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave përgjatë rrjetit të zonave me vleratë larta të trashëgimisë natyrore, peisazhore dhe kulturore në Evropë.

 
Prapa