BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Kryeshefat e Agjencive të Mjedisit të Evropës takohen në Oslo, Kosova përfaqësohet nga kryeshefi i AMMK

21.02.2019- Kryeshefi ekzekutiv i AMMK-së, Dr.Sc.Ilir Morina po merr pjesë në konferencën e 32-të plenare të Rrjetit EPA që po mbahet në Oslo të Norvegjisë.

 

Qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i përvojave për çështjet mjedisore me interes për Evropën si dhe vazhdimi i diskutimeve të rëndësishme mjedisore nga agjenda dhe aktivitetet e Komisionit Evropian dhe Agjencisë së Mjedisit të Evropës (EEA), ku në mesin e referuesvenë sesionin hapës ishin edhe Daniel Calleja Crespo nga Departamenti i Mjedisiti KE dhe Hans Bruyninckx nga EEA.

 

Disa nga temat kryesore të cilat po adresohen në kuadër të sesioneve të veçanta tematike të takimit janë: përdorimi i teknologjive në monitorimin dhe raportimit për gjendjen e mjedisit, potenciali aktual i shfrytëzimit të teknologjive në favor të përmirësimit të gjendjes së mjedisit dhe transformimi i të dhënave nga Programi Copernicus në produkte dhe informata të shfrytëzueshme për publikun.

 

Në këtë takim një fokus i veçantë po i kushtohet edhe menaxhimit të mjedisit në nivelin lokal. Disa nga temat që po adresohet në këtë kontest janë: reduktimi i emetimeve të CO2 në nivelin lokal, mbështetja dhe udhëzimi i komunave në hartimin e  programeve për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike dhe stimulimi i ngrohjes së ndërtesave me forma dhe mënyra miqësore me mjedisin.

 

Pjesë e rëndësishme e agjendës së takimit është edhe prezantimi i aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të grupeve të interesit që funksionojnë në kuadër të EPA sikurse janë grupi për Ndryshimet Klimatike dhe Adaptim,  Grupi për Organizmat e Modifikuar Gjenetik dhe Grupi Plastika dhe Mjedisi. Në këtë takim është formuar edhe grupi i ri i interesit “Buxheti i Gjelbër”.

 
Prapa