BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Agjencia e Mjedisit të Evropës ka konfirmuar fuqizimin e bashkëpunimin me vendet e Ballkanit

17.09.2019- Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Dr.sc. Ilir Morina, në cilësinë e Qendrës Nacionale për Bashkëpunim me Agjencinë e Mjedisit të Evropës (AME),  ka pranuar sot një letër nga Udhëheqësja e Bordit Menaxhues të AME, Laura Burke dhe nga Drejtori Ekzekutiv i kësaj agjencie Dr. Hans Bruyninckx, përmes së cilës konfirmohet fuqizimi i bashkëpunimit në mes të Agjencinë e Mjedisit të Evropës (AME),  dhe Agjencive të Mjedisit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

 

Në kuadër të këtij fuqizimi të bashkëpunimit është paraparë të behet propozimi dhe nënshkrimi i një memorandum të bashkëpunimit në mes të vendeve të Ballkanit dhe Agjencisë së Mjedisit të Evropës, si dhe pjesëmarrja e rregullt e përfaqësueseve të vendeve të Ballkanit në mbledhjen e Bordit të AME, në cilësinë e vëzhguesit.

 

Mes tjerash nëpërmes kësaj letre është bërë e ditur po ashtu që mbledhja e 90 e Bordit të Agjencisë së Mjedisit të Evropës do të mbahet në Kosovë. Njëkohësisht në letër shprehet edhe falënderimi për bashkëpunimin e frytshëm ndër vite dhe gatishmëria për të thelluar këtë bashkëpunim në të ardhmen.

 

Për më shumë shihni dokumentin

 
Prapa