BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Publikohet Libri i Kuq i Faunës së Kosovës

23.12.2019- Publikimi i Librit të Kuq të Faunës së Kosovës është realizuar në kuadër të projektit “Inventarizimi i biodiversitetit përmes Librit të Kuq të Faunës” si pjesë e Programit Mjedisor te Kosovës (PMK) financuar nga Qeveria Suedeze – SIDA. Në kuadër të projektit për hartimin e Librit të Kuq të Faunës janë realizuar edhe aktivitete tjera si: përgatitja e metodologjisë së punës për hartimin e Librit të Kuq të Faunës bazuar në kriteret e IUCN, puna hulumtuese në terren dhe organizimi i punëtorive me institucione relevante.

 

Finalizimi i këtij projekti ka rendësi të madhe për MMPH, MBPZHR, UP, QJQ dhe institucionet tjera te sektorit te mbrojtjes se biodiversitetit sepse për herë të parë në Kosovë behet inventarizimi i faunës dhe në baze të dhënave të Librit të Kuq të Faunës do të hartohen politikat dhe strategjitë për mbrojtjen dhe konservimin e faunës në Kosovë. 

 

Ne Librin e Kuq te Faunës te Republikës se Kosovës janë përfshire gjithsejte 306 lloje, te cilat u takojnë këtyre grupeve te shtazëve: Gastropoda, Bivalvia, Oligochaeta, Hirudinea, Arachnida (Araneae, Mesostigmata), Malacostraca, Diplopoda, Insecta (Ephemeroptera, Plecoptera, Odonata, Coleoptera, Mecoptera,Diptera, Trichoptera, Lepidoptera), Cyclostomata, Actinopterygii, Amphibia, Reptilia, Aves dhe Mammalia. Numri i llojeve te vëzhguara është shumë më i madh, por për shkak te hapësirës së kufizuar, vlerësimi është bërë vetëm për këto lloje.

 

Gjatë implementimit të projektit  për Librin e Kuq në kuadër të Programit Mjedisor të Kosovës në aktivitetet e hulumtimit te kafshëve, është evidentuar edhe prania për here te pare e një lloj te ri ne Kosove. Ky lloj takon grupit Insecta, rendit Trichoptera dhe gjinisë Potamophylax, grupit Juliani, qe është grup endemik i Ballkanit me përhapje te ngushte.

 

Një numër i madh i llojeve të Ephemeroptera-ve, Coleoptera-ve, Mollusca-ve, Araneae-ve dhe të tjera bëjnë pjese në ketë grup te materialit të paidentifikuar ende, dhe përfundimi i përcaktimit të tyre mund te krijohen rezultate të rëndësishme për faunën e Republikës se Kosovës.

 

Numri më i madh i llojeve të përfshira në Librin e Kuq të Faunës te Republikës se Kosovës i takon grupeve: Insecta (140 lloje), Mammalia (39), Aves (24), Reptilia (20) dhe Gastropoda (20), kurse grupet e tjera janë te përfaqësuara me numër me të vogël të llojeve.

 

Numri më i madh i llojeve të përfshira në Librin e Kuq të Faunës së Republikës së Kosovës i takon kategorive: Të dhëna të Pamjaftueshme (gjithsej 90) dhe Gati i Kërcënuar (gjithsej 80), kurse numri me i vogël i llojeve i takon kategorive: I Rrezikuar (24) dhe Skajshmërish i Rrezikuar (25).

 

Këto të dhëna reflektojnë gjendjen faktike në hulumtimet e diversitetit shtazor në Kosove, ku akoma ka mungesa thelbësore për një numër te madh te llojeve sa i përket te dhënave rreth popullatave, numrit te individëve, trendit te tyre dhe faktorëve qe i kërcënojnë.

 

Ky është një paralajmërim emergjent që të fillohet monitorimi i llojeve te tilla, ne mënyre qe llojet te cilat nuk kane mundur të vlerësohen për kategoritë e kërcënueshëmerisë për shkak te mungesës se te dhënave, të vlerësohen drejt, para se ato të rrezikohen në mënyre të pakthyeshme prej rreziqeve antropogjene dhe rreziqeve te tjera.

 

Numri më i madh i kërcënimeve për llojet e vlerësuara i takon këtyre grupeve të kërcënimeve: përdorimi i burimeve biologjike, modifikime të sistemeve natyrore, ndryshimi i klimës dhe moti i ashpër, ndërhyrje dhe shqetësime njerëzore, ndotja dhe zhvillimi rezidencial dhe komercial. Prerja dhe vjelja e pyjeve, aktivitetet rekreative të pa menaxhuara mirë, eksploatimi i ujërave sipërfaqësore (veçanërisht për qëllime bujqësore), ujërat e zeza shtëpiake dhe urbane, zhvendosja dhe ndryshimi i habitatit dhe zonat e turizmit dhe rekreacionit janë rreziqet specifike më të shpeshta, qe i kërcënojnë llojet e vlerësuara

 

 

Për shumë Libri i Kuq i Faunës së Kosovës

 
Prapa