BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për llogaritjen e emisioneve nga automjetet

28.02.2020- Përfaqësues nga AMMK, MMPH dhe ekspertët japoneze nga projekti “Zhvillimi i kapaciteteve për kontrollin endotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”, kanë mbajtur dje para studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës një ligjëratë me temën  “Metoda e llogaritjes së emisioneve nga automjetet”.

 

Me këtë rast para studentëve dhe pjesëmarrësve tjerë përfshirë stafin akademik të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues nga qendrat e kontrollit teknik të automjete, është prezantuar procesi dhe metodologjia e llogaritjes dhe vlerësimit të emisioneve nga automjetet, te dhënat e përdorura për të realizuar llogaritjen, rezultatet kryesore të hulumtimit dhe përdorimi i tyre në modelimin e simulimit të shpërndarjes së ndotësve dhe zhvillimin e politikave për reduktimin e ndotjes së ajrit nga automjetet.

 

Kjo ligjëratë ishte pjesë e aktiviteteve të fazës së tretë të projektit trevjeçar për zhvillimin e kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës, që po mbështetet nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Zhvillim (JICA).

 

Ligjërata zgjoi interesim shumë të madh tek studentët dhe gjatë saj përfaqësuesit nga AMMK, MMPH dhe ekspertët japonez u përgjigjen edhe në pyetjet e studentëve. Po ashtu u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të MMPH dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanikë në të ardhmen për këtë fushë.

 
Prapa