BALLINA BreadCrumbTrailer Arkiva

SPELEOMEDIT një monografi për Speleologjinë e vendeve të mesdheut ku prezantohen edhe speologjia e Kosovës

04.11.2021- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e vitin 2021 si vit Ndërkombëtar i Shpellave dhe Karstit, Unioni Ndërkombëtarë i Speleologjisë së Mesdheut ka publikuar monografinë “Speleomedit - Pamje panoramike e shpellave dhe karstit të vendeve të mesdheut”, që përfshinë një përmbledhje të punimeve që prezantojnë shpellat dhe fenomenet karstike të vendeve të mesdheut.

 

Ideja themelore e projektit është mbledhja dhe shpërndarja e informacionit mbi aktivitetet speleologjike të mesdheut, duke i dhënë mundësinë kështu vendeve të këtij rajoni që të promovojnë kërkimet dhe aktivitetet që realizohen nga organizatat dhe speleologet e këtyre vendeve.

 

Projekti synon të japë një kontribut të rëndësishëm për ndërgjegjësim të përbashkët dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet grupet speleologjike dhe institucionet kërkimore në vendet e mesdheut, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe veprimeve për të mbështetur mbrojtjen e karstit dhe e shpellave.

 

Monografia është e strukturuar artikuj të përgjithshëm që japin një pamje panoramike të karstit, gjeomorfologjisë, hidrologjisë, bio- gjeografisë dhe biologjisë nëntokësore si dhe historisë dhe kulteve të lidhura me shpellat në vendet e mesdheut.

 

Në një nga artikujt është prezantuar edhe speologjia e Kosovës, duke ju falënderuar angazhimit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.

 

Për më shumë detaje shikoni monografine SPELEOMEDIT

Prapa