BALLINA BreadCrumbTrailer Arkiva

Thirrje për mbrojtje të pyjeve të Parqe Kombëtare nga zjarret

23.06.2021 - Sipas parashikimit të InstitutitHidrometeorologjik të Kosovës / AMMK- MMPHI, këto dy ditë do të mbajë mot mediell dhe shumë i nxehtë.

 

Kjo situatë meteorologjike vie sipasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

 

Indeksi UV do të mbetet shumë ilartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 09:00-17:00 tëmos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

 

Temperaturat minimale parashihentë lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihentë lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius.

 

Temperaturat e larta në stinën everës, përveç ndikimeve negative në shëndetin e njeriut shtojnë dukshëmmundësinë e përhapjes së zjarreve nëpër pyje, përfshirë edhe pyjet në ParqetKombëtare.

 

Me qëllim të parandalimit tëparaqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre, MMPHI/AMMK përmes Drejtorisë përAdministrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Drejtorisë për Administrim eParkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ka shtuar vigjilencën, gatishmërinë,kontrollin dhe monitorimin e territorit të Parqeve.

Për të menaxhuar këtë situatë nëmënyrë më efikase, është shtuar edhe niveli i bashkëpunimit me të gjithaorganet relevante.

 

Me këtë rast apelojmë tek tëgjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht tek vizitorët, banorët e zonave tëparqeve, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdesmaksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre nëterritorin e parqeve.

Ju bëjmë me dije po ashtu sebazuar në Ligjin Nr. 03/L-233 për mbrojtjen e natyrës parashihen dispozitatndëshkuese për ndezjen e zjarreve.

 

Kërkojmë nga të gjithë Ju, që nërast se shihni ndonjë ndezje eventuale të zjarrit në Parqe Kombëtare talajmëroni në numrat e kontaktit Drejtoritë përkatëse:

Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” janë: 048 222 718 dhe 044 155 735; dhe

Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” janë: 045 308 164 dhe 044 263 188.

 

Numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet t’i keni parasysh janë:

Zjarrfikësit: 193;

Policia e Kosovës: 038/192, dhemobil 192;

Qendra e thirrjeve në kuadër tëPolicisë së Kosovës: 112; dhe

Ndihma e shpejtë: 194 dhe 038/500 094.

 

Prapa