51 - Drejtorite | AMMK

Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Administrimin e Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë janë te përcaktuara me Ligjin për mbrojtjen e natyrës dhe ligjet tjera ne
fuqi:

  •   Administron me Monumentet e Natyrës më Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimes” dhe “Ujëvarat e Mirushës” dhe monumentet tjera të ngjashme.
  •   Harton arsyeshmërinë profesionale dhe përcakton kushtet për Monumentet Natyrore më Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimës” dhe “Ujëvarat e Mirushës;.
  •   Koordinon aktivitetet dhe bashkëpunon me institucionet lokale, qeveritare dhe joqeveritare në mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave natyrore të Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimës”      dhe “Ujëvarat e Mirushës”;
  •   Monitoron aktivitetet në zonën e mbrojtur dhe hapësirës përreth Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimës” dhe “Ujëvarat e Mirushës”;
  •   Përgatit raporte vjetore dhe periodike për realizimin e planeve dhe projekteve për Monumentet Natyrore më Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimes” dhe Ujëvarat e Mirushës”;
  •   Promovon vlerat natyrore dhe turistike të Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimës” dhe “Ujëvarat e Mirushës ”;
  •   Krijon kushte të mira për vizitor në Monumentet Natyrore më Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimes” dhe “Ujëvarat e Mirushës”.
  •   Merr pjesë në zbatimin e akteve ndërkombëtare në mbrojtjen e natyrës.

Udhëheqësi i Drejtoratit për Administrimin e Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.