BALLINA

Mirë se erdhët në portalin e AMMK!

Të nderuar vizitorë të portalit te Agjencionit per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës (AMMK). Të respektuar dashamirës të mjedisit, mirë se erdhët në shtëpinë tonë, dyert e se cilës janë gjithmonë të hapura për ju. AMMK nuk është vetëm një institucion qeveritar, por një vend ku ju mund të gjeni shumë informata për mjedisin e Kosovës dhe mund t'i parashtroni pyetjet dhe shqetësimet tuaja për mbrojtjen e mjedisit. më shumë

Monitorimi faunës së egër në territorin e PK “Bjeshkët e Nemuna”

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës - IKMN edhe gjatë vitit 2021 ka vazhduar së realizuari aktivitetin e monitorimit të faunës së egër përmes vendosjes së kamerave kurth në zonat e mbrojtura të natyrës, dhe me theks të veçantë në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.Në kuadër të këtij aktiviteti IKMN, po bashkëpunon edhe me Organizatat Jo Qeveritare Mjedisore Lokale. Një bashkëpunimin i tillë është duke u realizuar me shumë sukses me OJQ “ERA”, nga Peja, e cila është duke bërë monitorimin e faunës në kuadër të zonës së mbrojtur të Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, në disa lokacione të parkut. më shumë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Raportin Vjetor për Gjendjen e Mjedisit për vitin 2020

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme mes tjerash ka diskutuar edhe Raportin Vjetor për Gjendjen e Mjedisit 2020.Paraprakisht Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka prezantuar raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020. Në fjalën e tij para deputetevë, Ministri Aliu, ka specifikuar që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka përgatitur Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2020, konform nenit 25 të Ligji për mbrojtjen e mjedisit Nr. 03/L-025. Raport përmban informacion të bazuar në të dhëna nga monitorimi i gjendjen së mjedisit, që prezantojnë gjendjen e mjedisit për vitin 2020, ndryshimet në mjedis në krahasim me raportin e mëparshëm, ndikimet mjedisore në shëndetin e popullatës, zbatimin e strategjisë së mjedisit dhe planit të veprimit, masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e institucioneve mjedisore dhe financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit.më shumë