Instituti i Kosovës për mbrojtjen e natyrës është institucioni qendror për ruajtjen e natyrës, monitorimin e gjendjes së vlerave të mbrojtura natyrore në Kosovë.
Në vitin 1968 formohet njësia për mbrojtjen e natyrës në kuadër të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Kosovës. Me vendimin mbi ndarjen e Seksionit për Mbrojtjen e Natyrës nga Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, u themelua Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe vazhdoi punën me të njëjtin emër, sipas Ligjit mbi Entin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.
Ndërsa në vitin 1988 Kuvendi i Kosovës nxjerr ligjin për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Vlerave Natyrore dhe të Vlerave të Krijuara me Punë të Ambientit të Njeriut ku në nenin 78 paragrafi 2 të këtij Ligji është përcaktuar veprimtaria e Enti. Në bazë të këtij Ligji një vit më vonë Kuvendi i Kosovës nxjerr Ligjin për Entin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit. Pas luftës, me krijimin e rrethanave të reja të qeverisjes në Kosovë, në bazë të Rregullores 1999/1 ”i gjithë pushteti legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë i vihet UNMIK-ut”.
Në vitin 2000 ish Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit regjistrohet në Administratën e Përkohshme Civile të OKB-së me emërtimin “ Instituti për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ambientit të Kosovës” me seli në Prishtinë. Në vitin 2001 me formimin e organeve qeverisëse të Kosovës, formohet edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Instituti për Mbrojtjen e Mjedisit bëhet pjesë e kësaj ministrie, ndërsa në vitin 2006 me themelimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, ai kalon si njësi e këtij agjencioni në kuadër të së cilit vepron edhe tani.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës janë:
1.1.Mbledh dhe përpunon i shënimeve e mbledhura lidhur me mbrojtjen e natyrës;
1.2.Harton bazen e të dhënave afatgjata për llojet e bimëve, kërpudhave dhe shtazëve, tipave të vendbanimeve, ekosistemeve dhe peizazheve;
1.3.Monitoron gjendjen e larmisë biologjike dhe peizazhore dhe propozon masat për mbrojtjen e tyre;
1.4. Përgatitë bazaen profesionale për mbrojtjen dhe ruajtjen e pjesëve të natyrës, përkatësisht vlerave të natyrës;
1.5. Harton bazen profesionale për nevojat e përcaktimit të kushteve për mbrojtjen e natyrës, menaxhimin me zonat e mbrojtura dhe shfrytëzimi i të mirave të natyrës;
1.6. Kryen analiza statistikore, unifikimin e rezultateve dhe hartimin e raportit për gjendjen dhe mbrojtjen e natyrës;
1.7. Merr pjese në zbatimin e akteve ndërkombëtare në mbrojtjen e natyrës;