108 - Lajmi Single | AMMK

Filloi implementimi i Projektit “Parqet e Harkut Dinarik”

22 March 2012

foto

22.03.2012-Programi i Mesdheut të WWF-së ka filluar implementimin e projektit "Parqet e Harkut Dinarik", i cili synon te krijoje një aleancë të parqeve natyrore dhe atyre kombëtare në territorin e Sllovenisë Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë. Ky projekt tre vjecarë është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë dhe Fondacioni MAVA.


Projekti parashikon mbajtjen e disa konferencave, udhëtimeve studimore, seminareve dhe tema të tjera si qasje në BE, Natura2000, e mënyra e menaxhimit me zonat e mbrojtura të BE-së, pastaj zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura, përgjegjiet në ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e një Rrjeti të parqeve në Harkun Dinarik si një brend/markë.

Secila nga vendet pjesëmarrëse në këtë projekt ka zgjedhur koordinatorin e saj kombëtar që do të marrin pjesë aktivisht në realizimin e aktiviteteve të caktuara. Koordinatori Kombëtar i këtij projekti për Kosovë është Qenan Maxhuni nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.

 
Javën e kaluar u mbajt takimi i parë i ekipit implementues ku morën pjesë anëtarët e zyrës WWF në Kroaci, Serbi dhe Norvegji, koordinatorët kombëtare të të gjitha vendeve, si dhe përfaqësuesit nga EUROPARC të cilët paraqitën Kartën e tyre Evropiane per Turizmin e Qendrueshem. Në këtë takim u diskutua për organizimin e aktiviteteve rreth organizimit të konferencës së parë gjatë këtij viti, vizitën e parë studimore në Slloveni, është paraqitur strategjia e komunikimit për projektin dhe paraqitja e kërkesave për marrjen e Kartës EUROPARC nga disa vende pjesëmarrëse.