111 - Lajmi Single | AMMK

Speleologët slloven të impresionuar me vlerat e larta natyrore dhe turistike të shpellave të Kosovës

06 April 2012

foto

06.04.2012- Në Kosovë ka qëndruar një ekip i  Speleologëve nga Instituti për Hulumtim të Karstit nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë, me qellim të hulumtimeve të terreneve karstika dhe shpellave të Kosovës.
 
Përveç ekspedites hulumtuese me këtë rast janë shkëmbyer edhe përvojat në lëmin e hulumtimit dhe menaxhimit të shpellave pasi që Instituti në fjalë është ndër më të njohurit në Evropë në hulumtimet e karstit.
 
Gjatë kësaj ekspedite që ka zgjatur prej datës 01.04.2012 deri me datën 04.04.2012 janë vizituar: Shpella Gryka e Madhe dhe Shpella  e Radavcit, terrenet karstike të Mirushës, ujëvarat e Mirushës, shpella e Ponorcit ajo e Dushit si dhe Shpella e Gadimes.

 

Në ketë eskpeditë kanë marrë pjesë edhe një ekip nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Kjo ekspeditë ishte një rast i mire për fitin e përvojave profesionale nga lëmin e hulumtimit te shpellave dhe terreneve karstike për zyrtarët e AMMK-së.
 
Ekspertët e Instituti për Hulumtim të Karstit nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë, kanë mbetur të impresionuar me vlerat e larta natyrore dhe turistike të shpellave të vizituara në Kosovës dhe kanë premtuar vazhdimin e bashkëpunimit me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në hulumtimin ne mëtejmë të shpellave tjera në Kosovë.
 
Gjatë qëndrimit në Kosovë, speleologët slloven kanë realizuar edhe disa takime me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ku është biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe mundësinë e realizimit të projekteve në fushën e menaxhimit dhe hulumtimit të shpellave.