116 - Lajmi Single | AMMK

Buletini Mjedisor Nr.6

17 May 2012

foto

17.05.2012- Në numrin e fundit të Buletinit Mjedisor, i pari për vitin 2012 ndër të tjera mundë të lexoni këta artikuj: Impiant modern për trajtimin e ujërave të ndotura në Lalushë të  Skenderajt, Kosova merr pjesë në Forumin Botëror të Ujërave, gjatë vitit 2012 pritet të kompletohet rrjeti për monitorimin e ajrit, gjendje e rëndë në deponinë e mbeturinave në Mirash te Obiliqit, menaxhimi i çështjeve që ndërlidhen me mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore kanë një adresë institucionale, projekti për riciklimin e kapakëve shpresë e madhe për personat me aftësi të kufizuara, ekosistemet e ujërave të ëmbla evropiane janë të kërcënuara.

 

Si zakonisht ne këtë numër do të gjeni edhe informata tjera të përmbledhura që kanë në fokus gjendjen e mjedisit në Kosovë, këshilla se si përmes veprimeve tona mundë të ndihmojmë në mbrojtjen e mjedisit si dhe kalendarin e ngjarjeve mjedisore.

 

Duke ju falënderuar të gjithë ata që na dërguan informacionet për aktivitetet e tyre të përmbledhura në këtë numër, ne shpresojmë që edhe në numrat në vijim nuk do të mungojë kontributi i juaj në thellimin e bashkëpunimit me qëllim që të pasurohet përmbajtja dhe cilësia e buletinit.

 

 

Për më shumë shkarkoni Buletinin Mjedisor Nr.6