117 - Lajmi Single | AMMK

Udhëtimi studimor në Slloveni, mblodhi ekspertët e mbrojtjes së natyrës nga i gjithë rajoni i Ballkanit

21 May 2012

foto

21.05.2012- Përfaqësuesit e parqeve kombëtare dhe atyre të natyrës si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet që merren me mbrojtjen e natyrës nga shtatë vendet e rajonit vizituan Slloveninë dhe për gjashtë ditë vizituar parqet kombëtare. Ata mësuan për mënyrën e menaxhimit të parqeve në Bashkimin Evropian, çfarë do të thotë procesi i anëtarësimit në BE për parqet sllovene dhe zbatimi i rrjetit ekologjik Natura 2000. Ky udhëtim studimor është pjesë e projektit të WWF-it "Parqet e Harkut Dinarik" me të cilin synohet të krijohet një rrjet i parqeve natyrore dhe parqeve kombëtare në territorin e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë.

 

 
Tridhjetë ekspertë që punojnë në sektorin e mbrojtjes së natyrës nga rajoni kanë mësuar se si në zonat e tyre të mbrojtura mund të bëjë diçka të dobishme për popullatën lokale, për çka natyra nuk do të pësonte dhe që ekonomikisht do të ishte e realizueshme. Rajoni ynë ka biodiversitetin më të mirë që ekziston në Evropë dhe shëtitja nëpër parqet sllovene ka shërbyer si një shembull i praktikës së mirë për të menaxhuar territoret e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, tha Leon Kebe, udhëheqës i projektit, Parqe e Harkut Dinarik.

 

 
Gjatë qëndrimit në Slloveni ekspertët për mbrojtjen e natyrës nga rajoni vizituan parqet si: Parkun e Skocjanit, Shpellën Skocjan, Parku Regjional të Notranjskit me liqenin e Crknices, Parkun Kombëtar të Triglavit, Parkun Kozjanski dhe Parkun Natyror të Gorickos. Nga përfaqësuesit e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës dhe të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Mjedisit kanë mësuar në lidhje me sistemin e zonave të mbrojtura në Slloveni si dhe përgatitjen e institucioneve profesionale për detyrimet që sjell BE-ja dhe krijimi i rrjetit Natyra 2000.

 

 
Projekti Parqet e Harkut Dinarik do të zgjasë tre vjet dhe krahas krijimit të një rrjeti të parqeve ka edhe një detyrë të rëndësishme në ngritjen profesionale të punonjësve të parqeve në menaxhimin më të mirë dhe turizmin e qëndrueshëm. Një qëllim tjetër i projektit është që të punojë për njohjen e Harkut Dinarik, i cili besohet nga WWF-i, se duhet të jetë, në aspektin botëror po aq i rëndësishëm sa edhe Alpet apo Karpatet. Harku Dinarik mund të bëhet edhe sinonim për zhvillim të qëndrueshëm.

 

 
WWF-i është një nga organizata e pavarura më të mëdha dhe më të respektuar ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, me gati pesë milionë mbështetës dhe me një rrjet global aktiv në më shumë se 100 vende. Misioni i WWF-it është për të ndaluar përkeqësimin e mjedisit natyror të tokës, mjedsit natyror si dhe për të ndërtuar një të ardhme në të cilën njerëzit do të jetojnë në harmoni me natyrën, përmes  ruajes së biodiversitetit botëror dhe duke siguruar se përdorimi i burimeve të ripërtëritshme natyrore është e qëndrueshme dhe duke promovuar uljen e shkallës së ndotjes dhe shpenzimet e panevojshme.