121 - Lajmi Single | AMMK

Analizë për gjendjen e mjedisit në Kosovë nga Banka Botërore

12 June 2012

foto

12.06.2012- Banka Botërore ka publikuar një analizë për gjendjen e mjedisit në Kosovë. Kjo analizë në fokus të saj ka vlerësimin e kostos sëdegradimit mjedisor, rishikimin institucional dhe rishikimin e shpenzimeve publike për mjedisin. Objektivi i kësaj analize është që të raportohet gjendjae mjedisit dhe çështjet kryesore mjedisore, dhe për të llogaritur koston shëndetësore dhe ekonomike të tyre. Analiza shfrytëzon dëshmitë nga hulumtimet ndërkombëtare epidemiologjike për marrëdhëniet në mes të popullsisë së ekspozuar ndaj ndotjes mjedisore dhe rritjes së rrezikut nga ndikimi shëndetësor, gjer te sëmundjet që burojnë nga çështjet mjedisore në Kosovë dhe ndikimin ekonomik.
Kostoja matet për shembull si ndikim në shëndet (morbiditeti dhe mortaliteti i hershëm), dhe kostoja shprehet si kosto vjetore e dëmit ekonomiknë euro dhe si përqindje e bruto prodhimit vendor (BPV). Duke i caktuar vlerë monetare degradimit mjedisor, permes analizës janë arritur rezultatet. Kjo analizë paraqet një mekanizëm të dobishëm për të radhitur kostot sociale të formave të ndryshme të degradimit dhe siguron një mjet për caktimin e prioriteteve rreth problemeve mjedisore. Ajo u ofron politikëbërësve një instrument për të integruar mjedisin në vendimmarrje ekonomike. Vlerësim ithekson koston e dëmit si përqindje të BPV-së, e kështu mundëson krahasimet me treguesit e tjerë ekonomikë, dhe i jep akterëve të ndryshëm një mjet për diskutim rreth rëndësisë së mbrojtjes mjedisore në kuptim ekonomik, që është i dobishëm për të vendosur lidhur me ndarjen e resurseve të pakta dhe për të ngritur vetëdijen rreth “kostos nga mosveprimi” rreth problemeve të mëdha mjedisore. Kostoja vjetore e degradimit mjedisor në Kosovë llogaritej në 123 milionë € - 323 milionë € në vitin 2010, me përllogaritje mesatare prej 222 milionë € . Kjo kosto është ekuivalente me 2.9-7.7 % të BPV-së, me mesatare prej 5.3 %. Kostoja paraqet vetëm indikacion, e jo shifra të sakta, pasi që ka mungesë të madhe tëtë dhënave.
Raporti vë në pah se me shpenzime vjetore të degradimit mjedisor prej 221 miliona euro, Kosova po përballet me ndikime shumë serioze sociale dhe ekonomike nga aktivitetet ndotëse dhe do të përfitonte shumë nga veprimet korrigjuese për të mbrojtur dhe restauruar cilësinë e mjedisit. Cilësia e ajrit  mund të përmirësohet dukshëm dhe të zbutet ndikimi në shëndet nëse ndotësit kryesorë respektojnë ligjet dhe standardet për emetimet në ajër, në veçanti nga burimet e ndotjes stacionare.
Kostoja e ndotjes së ajrit në viset urbane, me ndikimin më të rëndë shëndetësor që shkaktohen nga grimcat të cilat mbajnë përgjegjësinë për mortalitetin nga sëmundjet kardiopulmonare dhe nga kanceri në mushkëri dhe për bronkitin kronik dhe sëmundjet respiratore, që kanë ndikimin më të madh në lidhje me koston që sillet nga 37 miliona € në 158 miliona € në vit (0.89-3.76%e BPV-së). Ndotja e ajrit llogaritet se shkakton 835 vdekje të parakohshme, 310 raste të reja të bronkitit kronik, 600 shtrirje në spital dhe 11.600 vizita në emergjencënë çdo vit.

 

 

Për më shumë lexoni analizën e plotë