122 - Lajmi Single | AMMK

Një studim për sigurinë e ujit për Kosovën qendrore

13 June 2012

foto

13.06.2012. Banka BotëroreMe kërkesë nga ana e Qeverisë për të kontribuar në azhurnimin e Strategjisë dhe Planit të ujit, për t’i ofruar drejtimin e politikës së re të sektorit; për të identifikuar investimet praktike dhe prioritare dhe për të ndihmuar  në përafrimin me acquis të BE-së dhe politikat e saj, Banka Botërore ka bërë një studim me titull “Siguria e ujit për Kosovën qëndore”. Në kuadër të këtij studimi janë përfshirë Pellgu ilumit Ibër dhe Hidrosistemi i Ibër – Lepencit. Qëllimi i studimit ka qenë që të identifikojë burimet e ujit, kërkesat për ujë, si dhe të bëhet vlerësimi i bilancit të ujit dhe programi i masave që duhet të ndërmerren në zonën e studimit.
 
Objektivat specifike të studimit kanë qenë:  të ndihmohet qeveria e Kosovës për të përmirësuar planifikimin dhe menaxhimin e pellgjeve lumore, duke siguruar  një mjetë të replikueshëm/model simulimi për planifikimin dhe menaxhimin e integruar të pellgjeve lumore, dhe të përkrahet  qeveria në identifikimin e masave prioritare të natyrës strukturore dhe jostrukturore për të ndihmuar në forcimin e performancës së sektorit të burimeve të ujit. Ndërkohë që burimet për financimin e projekteve të propozuara do të duhet të identifikohen më tej nga qeveria pasi që Banka Botërore nuk është zotuar për përfshirje në këtë sektor.
 
Studimi ka dokumentuar rëndësinë e investimit në sigurinëe ujit në Kosovën qendrore dhe ka identifikuar masat prioritare për periudhën afatshkurtër brenda një periudhe planifikimi prej 3-6 vjet. Studimi do të duhet të plotësohet me analiza më të thella, veçanërisht për të konfirmuar se masat e propozuara janë me të vërtetë opsioni më i mirë dhe më kostoefektivë për të trajtuar mungesën në rritje të sigurisë së furnizimit. Megjithatë, masat e propozuara kanë gjasa thelbësore për të reduktuar brishtësinë ekonomike të Kosovës në mungesën e ujit në vitet e thata për shkak të ndërprerjes në furnizim dhe ndotjes, si dhe ndryshimeve klimatike që do të përkeqësonin ndjeshëm bilancin e ujit pas vitit 2020.