131 - Lajmi Single | AMMK

AMMK, merr pjesë në simpoziumin “Evolucioni i Biodiversitetit të Ballkanit”

27 July 2012

foto

27.07.2012- Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, dr. sc. Ilir Morina, ka marrë pjesë  në Simpoziumin Ndërkombëtar "Evolucioni i biodiversitetit të Ballkanit", organizuar nga Universiteti i Zagrebit në Kroaci.  Simpoziumi kishte për qëllim të sjellë së bashku botanist, zoolog, ekspert të ruajtjes së natyrës dhe paleontolog për të shkëmbyer dhe për të diskutuar modelet e evolucionit dhe diversifikimin hapësinorë të biotës në Gadishullin Ballkanik. Kjo ngjarje dy-ditore arriti të shfaqë të arriturat e fundit shkencore përmes punimeve të prezantuara.

 

 

Ky Simpozium jo vetëm që ofroi një forum për diskutimin e rezultateve të reja, por gjithashtu ofrojë edhe një mundësi bashkëpunim dhe shkëmbim të ideve në mënyrë që të kapërcehet hendeku midis fushave të ndryshme kërkimore dhe të iniciohet një qasje e integruar në studimin dhe ruajtjen e biodiversitetit të Ballkanit. Megjithatë, ndryshimet socio-ekonomike në dekadat e fundit kanë çuar në humbjen dhe degradimin e shumë habitateve në këtë rajon. Kjo çështje i jep një dimension të ri kërkimeve shkencore duke e bërë atë një mjet themelor për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit.

 

 

Kosova në këtë Simpozium u paraqit me punimin: Gjendja e biodiversitetit në Kosovë 2006-2011” në të cilën u prezantua gjendja biodiversitetit me të dhënat relevante që posedon Agjencioni gjegjësisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës si dhe kërcënimet ndaj këtyre vlerave natyrore.

 

 

Gadishulli i Ballkanit që prej kohësh njihet si një nga pikat e nxehta të biodiversitetit Evropian dhe endemizmit. Arsyet për këtë diversitet kaq të pasur janë pozita gjeografike e Ballkanit, kompleksiteti topografik, aspekti klimatik dhe gjeologjike, si dhe stabiliteti relativisht i lartë i mjedisit nëpërmjet historisë gjeologjike. Roli i rëndësishëm i Ballkanit si një nga refugjumet kryesore të Pleistocenit për kolonizimin postglacial të Evropës është i njohur në shumë studime filogjenetike dhe fitogjeografike të kohëve të fundit. Ky simpozium që përfshin të gjitha grupet e organizmave hulumton perspektiva të reja në biogjeografine e Ballkanit nëpër nivelet hapësinore dhe kohore.

 

Ky simpozium u organizua në kuadër të projektit "Evolucioni biodiversiteti si dhe ruajtja e llojeve bimore autoktone të Gadishullit Ballkanik" (BalkBioDiv) dhe u financuar nga BE-ja. Simpoziumi  u mbajt prej datës 28-30 Qershor 2012 dhe u pasua edhe nga një ekskursion në Malin Snježnik (Parku Kombëtar Risnjak). 

 

  

Me këtë rast, Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, dr. sc. Ilir Morina, ka realizuar një takim edhe me kryeshefin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kroacisë dr. sc. Neven Voća, me të cilin ka biseduare për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në mes të dy institucioneve.

 

 

 

 

Shkarko posterin

 

Shkarko librin e abstrakteve