138 - Lajmi Single | AMMK

Buletini Mjedisor Nr.7

19 October 2012

foto

19.10.2012-  Jemi të lumtur që po ndajmë me ju numrin e shtatë të Buletinit Mjedisor. Temat interesant të përzgjedhura nga aktivitetet e grupeve të ndryshme që në fokus kanë mbrojtjen e mjedisit edhe kësaj radhe e kompletojnë përmbajtjen e këtij buletini. Në qendër të vëmendjes kësaj radhe kemi vënë aksionet vullnetare në mbrojtjen e mjedisit e veçanërisht aksionet e pastrimit si dhe punën e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë. Nuk mungojnë as informacionet për aktivitetet e nxënësve në projekte mjedisore si dhe pjesëmarrja e institucioneve nacionale në projekte dhe iniciativa regjionale dhe evropiane.

 

Edhe në këtë numër Ju mundë të gjeni këshilla për veprimet që mundë të bëhet për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit, sikurse edhe informacionet e përmbledhura dhe ngjarjet më të rëndësishme nga kalendarit mjedisor i këtij viti.

 

Duke shpresuar se Buletini ynë është duke përmbushur synimin për ngritjen e nivelit të informimit cilësorë për mjedisin falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në pasurimin e këtij numri  me tema interesante dhe me interes për publikun.   Edhe më tutje ne i inkurajojmë të gjithë që të na dërgojë informacionet për aktivitetet e tyre që të vazhdojmë këtë bashkëpunim me qëllim që të pasurohet përmbajtja e buletinit.

 

Buletini Mjedisor nr. 7