141 - Lajmi Single | AMMK

AMMK, përfiton përvojat austriake dhe çeke në menaxhimin e çështjeve mjedisore

19 October 2012

foto

19.10.2012- Një delegacion i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, i udhëhequr nga kryeshefi Dr.sc. Ilir Morina, prej datës 08/10/2012 deri me datën 12/10/2012,  ka qëndruar për vizitë në Agjencinë Austriake të Mjedisit-UBA dhe në Agjencinë Çeke për Informim Mjedisor-CENIA.
 
Qëllimi i vizitës ishte forcimi i bashkëpunimit me këto institucione mjedisore, me Agjencinë Evropiane të Mjedisit dhe me rrjetin EIONET si dhe përfitimi i përvojave në përgatitjen e raporteve shtetërore sipas  kërkesës së EEA dhe përvojat e shteteve anëtare të BE në menaxhimin e çështjeve mjedisore.
 

Gjatë qëndrimit në Agjencinë Austriake të Mjedisit, është diskutuar për depon Qendrore të të dhënave të Kosovës në rrjetin EIONET si dhe janë analizuar me kujdes të gjitha raportet e Kosovës dërguar në EEA për vitin 2011 dhe gjysmën e parë të vitit 2012.

 

Nga Agjencia austriake e Mjedisit janë dhënë këshilla për ngritjen e cilësisë së raporteve sektoriale, cilësinë e të dhënave që dërgohen në EEA dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional varësisht prej qarkullimit të të dhënave. Janë analizuar mangësitë e raporteve dhe masat që mund të ndërmerren për  përmirësimin e tyre si për nga cilësia e të dhënave ashtu edhe për nga sasia e tyre. Po ashtu është biseduar edhe për fazën përfundimtare të projektit të binjakëzimit, arritjet , ngecjet dhe mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në projekte të ardhshme.

 

Ndërsa gjatë qëndrimit në Çeki, ekspertët e AMMK-së, kanë pasur takime ku kanë përfituar përvoja ne fushën e bashkëpunimit ndërkombëtare të Agjencisë Çeke për Informim Mjedisor me theks të veçantë forcimi i bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare duke përfshirë dhe EEA. Janë analizuar dhe diskutuar edhe mundësitë e  zhvillimit të projekte të përbashkëta AMMK-CENIA si dhe mundësitë e bashkëpunimit në programin IPA.

 
 
Gjatë qëndrimit në CENIA është diskutuar edhe për çështje më specifike sikurse janë: menaxhimi i mbeturinave, mbledhja e të dhënave mjedisore, klasifikimi i tyre,  përshtatja sipas kërkesave të EEA, përgatitja e raporteve për gjendjen e mjedisit si dhe bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar në implementimin e projekteve mjedisore.