145 - Lajmi Single | AMMK

Fëmijët e çerdhes “Gëzimi ynë” vizituan AMMK-në

13 December 2012

foto

13.12.2012-  Në kuadër të organizimeve të ndryshme, që Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës është duke realizuar në përmbyllje të aktivitete për vitin 2012, sot ka organizuar pritje për fëmijët e çerdhes “Gëzimi ynë” nga Prishtina.

 

Me këtë rast, kryeshefi i AMMK-së, Dr.sc. Ilir Morina pasi u ka dëshiruar mirëseardhje fëmijëve u ka folur atyre për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe kontributin që mundë të japin ata në mbrojtjen e tij.

 

Edhe fëmijët kanë shprehur dëshirat dhe njohuritë e tyre për mjedisin e pastër dhe kanë recituar poezi e kanë kënduar këngë. Me këtë rast fëmijëve iu janë shpërndarë edhe dhurata simbolike.