168 - Lajmi Single | AMMK

Kosova shënon progres në vlerësimin preliminar të Agjencionit Evropian të Mjedisit për rrjedhën e të dhënave prioritare

29 April 2013

foto

29/04/2013- Agjencioni Evropian i Mjedisit ka bërë vlerësimin preliminar për rrjedhën e të dhënave prioritare në Rrjetin Evropian të Vëzhgimit dhe Informimit Mjedisor për periudhën Maj 2012-Prill 2013. Ky është viti i dytë me radhë që Kosova përfshihet në vlerësimi për rrjedhën e të dhënave prioritare në EIONET. Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ka shënuar progres në renditje dhe është renditur për 10 vende më lart. Në këtë vlerësim preliminar janë marrë për bazë të dhënat e raportuara për kualitetin e ujërave të lumenjve, për kualitetin e ujërave nëntokësore dhe për emisionet në ajër.  
 
 
 
Vlerësimi  preliminar i paraprinë Raportit përfundimtarë për rrjedhën e të dhënave prioritare i cili zakonisht bëhet një herë në vit nga Agjencioni Evropian i Mjedisit dhe ka për qëllimi të vlerësojë progresin e arritur në rrjedhën e të dhënave, të identifikojë problemet që kanë vendet me rrjedhën e të dhënave si dhe të inkurajojë ato për përformanca më të mira.  
 
Sigurimi i cilësisë së lartë të dhënave në Rrjetin Evropian të Vëzhgimit dhe Informimit Mjedisor- EIONET është një nga objektivat themelore të Agjencionit Evropian të Mjedisit. Për të arritur këtë objekti ajo synon që këto të dhëna të sigurohen me kohë, të jenë relevante dhe të besueshme. Pjesëmarrja e Kosovës, përkatësisht Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në aktivitetet e Agjencisë Evropiane të Mjedisit është mundësuar në kuadër të projektit të IPA-s “Pjesëmarrja e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në punën e EEA”. Kosova është kyçur në këtë projekt fillimisht në vitin 2010, për të vazhduar me fazën e dytë të projektit që do të vazhdojë deri në fund të vitit 2013.
 
Projekti realizohet në kuadër të masave përgatitore për përkrahjen e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale në procesin e integrimeve evropiane, me theks të veçantë përkrahjen e Agjencive të Mbrojtjes së Mjedisit të vendeve të Ballkanit në pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet e organizuara nga Agjencioni Evropian i Mjedisit.   Qëllimi kryesor i projektit është të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në të gjitha aktivitetet kryesore të planifikuara në programin e punës së Agjencisë së Mjedisit të Evropës-EEA dhe Rrjetit Evropian Mjedisor për Informim dhe  Vëzhgim-EIONET.

 

Shiko më gjerësisht në: