16 May 2013
16/05/2013- Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka organizuar punëtorinë Monitorimi, Raportimi dhe Sistemi Informativ Mjedisor, baza ligjore dhe bashkëpunimi me komunat, operatorët ekonomik dhe institucionet tjera mjedisore. Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte ngritja e bashkëpunimit më komunat dhe operatorët më qëllim të përmirësimit të sistemit të raportimit dhe shkëmbimit të informatave mjedisore.
Me qëllim të arritjes së këtij qëllimi gjatë kësaj punëtorie fillimisht është diskutuar për bazën ligjore për bashkëpunimi me operatorët ekonomik, komunat dhe institucionet tjera për monitorimin e mjedisit, raportimin mjedisor dhe Sistemin informativ mjedisor. Më pastaj është prezantuar implementimi në praktikë i monitorimit të mjedisit, raportimit mjedisor dhe sistemit informativ mjedisor në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, dhe disa shembuj të monitorimit te mjedisit dhe raportimit mjedisor në komuna (Fushë Kosovë dhe Podujeva) dhe tek operatorët ekomomik (NewCo Feronikeli).
Po ashtu pjesë e punës së punëtorisë ka qenë edhe diskutimi në kuadër të grupeve punues ku me theks të veçantë janë diskutuar çështjet si: Cilat janë problemet dhe sfidat e komunave dhe operatorëve në lidhje me monitorimin, raportimin dhe sistemin informativ mjedisor, cilat janë nevojat dhe mundësitë e komunave dhe operatorëve për të eliminuar këto sfida dhe cilat janë veprimet që duhet të ndërmerren në të ardhmen.
Si rezulatat i prezantimeve dhe diskutimeve kanë dalë rekomandimet që me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në mes të AMMK-së, komunave dhe operatorëve të ngritet një sistem i përbashkët për shkëmbimin e të dhënave mjedisore, të krjohet një rrjet i zyrtarëve të mjedisit të Komunave të Kosovës, të formohet një trup koordinuese që do të kujdesej për mbarëvatjen e punës së rrjetit si dhe të shikohen mundësitë e publikimit të një broshure informative periodike me aktivitetet mjedisore nëpër komunat e Kosovës dhe të një raporti për gjendjen e mjedisit në komuna.
Bashkëpunimi në mes të AMMK-së, komunave dhe operatorëve ekonomik do të vazhdojë edhe në të ardhemen edhe në fusha tjera mjedisore por edhe në kuadër të implementimit të projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit me interes për komunat dhe operatorët ekonomik.