21 May 2013
21/05/2013- Ministri i MMPH-së, Dardan Gashi ka nënshkruar Udhëzimin Administrative për Shenjën e Mbrojtjes së Natyrës së Kosovës. Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohet pamja e shenjës për mbrojtjen e natyrës, procedurat dhe kushtet për bartjen dhe përdorimin e saj, mënyra e lëshimit të lejes për bartjen e shenjës si dhe mënyra e mbajtjes së evidencës për lejet e lëshuar. Qëllimi i lëshimit të shenjës për mbrojtjen e natyrës ështё promovimi i mbrojtjes sё natyrёs dhe identifikimi i personit zyrtar nё procedurën e mbikëqyrjes dhe ndërmarrjes së masave për mbrojtjen e natyrës.
Këtë shenjë do ta bartin inspektorët dhe zyrtarë tjerë gjatë kryerjes të punëve të mbikëqyrjes dhe zbatimit të masave për mbrojtjen e natyrës. Shenjën e bartin edhe edhe punonjësit e drejtorive për administrimin me zonat e mbrojtura kur ato kryejnë punë profesionale në mbrojtjen e natyrës si dhe zyrtarët tjerë të MMPH-së tё cilit i cakton ministri. Me lejen e Ministrisë, shenjën mund t`a bartin edhe personat të tjerë fizikë dhe juridikë gjatë aktiviteteve për promovimin e mbrojtjes së natyrës. Shenja mund të përdoret për të nxitur promovimin e mbrojtjes sё natyrës në materiale tё shkruara dhe në të dhënat elektronike me lejen e Ministrisë, por nuk mund të përdoret për qëllime komerciale pa lejen e Ministrisё. Shenjën për qëllime komerciale mund ta përdorin vetëm drejtoritë të cilat administrojnë me zonat e mbrojtura dhe vlerat tjera të mbrojtura të natyrës.