172 - Lajmi Single | AMMK

Shënohet 22 Maji Dita Nderkombëtare e Biodiversitetit

22 May 2013

foto

22/05/2013- Me manifestime të ndryshme sot është shënuar 22 maji Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit. Aktiviteti qendror që ka pasur për organizatorë Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinorë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është mbajtur në Rezervatin e Gjuetisë në Blinajë të Lipjanit. Me këtë rast është folur  për rëndësinë e biodiversitetit dhe vlerat e tij dhe gjithashtu është prezantuar edhe një film dokumentar për Biodiversitetin e Kosovës. Përfaqësues të MMPH-së dhe MBPZHR-së, folën për angazhimet e ministrive përkatëse në ruajtjen e biodiversitetit në veçanti por edhe për mbrojtjen e pyjeve dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Në një aktivitet tjetër që po realizohet po ashtu me rastin e kësaj ditë,  ekipet profesionale të fondacionit “Vier Pfoten”, të shoqëruar edhe  KFOR-it, Inspektorati i mjedisit dhe ekspertëve të Instituti të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës si dhe me mbështetjen e Policisë së Kosovës, kanë  vazhduar aksionin për largimin e arinjëve nga “mini-kopshtet zologjike”. Sot është planifikuar që në strehimoren për arinjë të murrmë në Badovec, të transportohen edhe dy arinj qe po mbahen nga OJQ Shqiponja në Prizren. Ndërsa nesër aksioni do të vazhdojë me transportimin edhe të dy arinjëve tjerë që po mbahen në “mini-kopshtin zologjik”  të restaurantit Freskia në Parkun Gërmia në Prishtinë.  

 

Iniciativa ka zgjuar interesim shumë të madh të medieve të huaja. Për të përcjellë këtë aktivitet në Kosovë sot kanë arritur disa ekipe të mediave nacionale nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. Sipas Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, që vepron në kuadër të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, janë evidentuar edhe dhjetëra arinj tjerë që po mbahen nga restaurantët dhe pronarët e ndryshëm nëpër Kosovë.  Gjatë këtij viti të gjithë këta arinj  do të vendosen në strehimoren e ngritur në afërsi të liqenit të Badovcit. Kjo do të mundësohet falë marrëveshjes së bashkëpunimit e cila është nënshkruar në mes të MMPH dhe Fondacionit për Mbrojtjen e Kafshëve “Vier Pfoten”.