173 - Lajmi Single | AMMK

Diskutohet për krimet mjedisore

28 May 2013

foto

28/05/2013- Në një tryezë të rrumbullakët që është organizuar nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës është diskutuar për parandalimin dhe lulftimin e krimeve mjedisore në Kosovë. Në tryezë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Komisioni Parlamentar për Mjedis dhe Planfikim Hapësinorë i Kuvendit të Kosovës, Prokuroria e Apelit, Gjykata Themelore e Prishtinës, Ombudspersoni i Kosoves dhe Inspektorati i Mjedisit i MMPH-së. Gjate diksutimeve në mes tjerash u tha se luftimi dhe parandalimi i krimit mjedisor në Kosovë është në fazën fillestare të krijimit të mekanizmave funksional.  Gjithashtu u vlerësua se suksesi në parandalimin dhe luftimin e krimit mjedisor kërkon një angazhim më gjithëpërfshirës për shkak të kompleksicitetit të çështjeve që përfshinë, dhe llojllojshmërisë së veprimeve që ngërthen në vete.

Në kuadër të të arriturave të deritanishme për luftimin e krimit mjedisor, u veçuan themelimi i Departamentit për Krime Mjedisore në Policinë e Kosovës, disa aktivitete të ndërmarra nga Inspektorati i mjedisit i MMPH-së dhe Policia e Kosovës si dhe aktivitetet në kuadër të projektit të OSBE-se i cili ka involvuar ne takime dhe diskutime shumicën e aktorëve qe janë të relevant për krimin mjedisor. Gjithashtu u theksua se deri diku ekziston edhe baza e ligjore për parandalimin dhe luftimin e krimit mjedisor e cila kryesisht është në kuadër të Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës.  

Nga rekomandimet e tryezës për veprimet që duhet të ndërmerren në të ardhmen u vlerësua se involvimi i institucioneve tjera është i nevojshëm dhe i domosdoshëm, bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare, rajonale e botërore është i dobishëm, kurse realizimi i projekteve dhe trajnimeve do te ndihmoje ngritjen e kapaciteteve në këtë fushë.

Po ashtu në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për të ardhmen u paralajmërua edhe fushata për sensibilizimin e opinionit për çështjen e krimit mjedisor e cila do të fillojë me rastin e 5 Qershorit, Ditës Nderkombetare të Mjedisit.