183 - Lajmi Single | AMMK

Propozimi për shpalljen e Ligatinës së Hencit- Zonë e Veçantë e Mbrojtur, në Diskutim publik

05 August 2013

foto

05/08/2013-  Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës ne kuadër te Planit te Punës për vitin 2013 ka përgatitur propozimin profesional për shpalljen e Ligatinës se Hencit- Zonë e Veçantë e Mbrojtur.  
 
 
Qëllimet e synuara nga shpallja e Ligatinës se Hencit Zonë e Veçantë e Mbrojtur (ZVM) janë:  Shfrytëzimi i qëndrueshëm, mbrojtja e ekosistemit, marrja e masave për sanimin e ekosistemeve te dëmtuara, shfrytëzimi racional i vlerave natyrore,  rritja e mundësive për hulumtime shkencore, arsimore, kulturore, edukative dhe punëve te tjera profesionale në pajtim me konceptet bashkëkohore në zhvillimin e kësaj zone.
 
Ligatina e Henc-it është zone mjafte e pasur nga aspekti i zoodiversitetit. Sipas kërkimeve ne këtë zonë është konstatuar se jetojnë një numër i madh i llojeve të faunës së egër e prej tyre numrin me te madh e përfaqësojnë shpendët e egra për çka edhe shquhet kjo zone. Habitatet natyrore te Ligatinës se Hencit me rrethine ofrojnë vendstrehim për shume lloje te shpendëve, shumë prej tyre lloje te rralla dhe me status të pafavorshëm të ruajtjes tek ne dhe Evrope. Numri i llojeve të shpendëve të evidentuara deri me tani është 78 lloje por mendohet se ky numër mundë të jetë shumë më i madh duke marrë parasysh se deri me tani nuk  është kryer ndonjë hulumtim sistematik dhe profesional në nivelin gjithëpërfshirës për këtë zonë.
 
Diskutimi publik për Zonat e veçanta të mbrojtura është i paraparë sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës (Nr. 03/L-233) Nenit 20 paragrafi 4, 5, 6 dhe 7. Periudha e diskutimit publik do te zgjasë prej datës 06.08.2013 – 06.09.2013.

 

Për më shumë shkarko: