194 - Lajmi Single | AMMK

Konkursi për fotografi - Qyteti im, Trashëgimia ime

17 October 2013

foto

17/10/2013- Me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Institutit për Planifikim Hapësinor (IPH) dhe shënimit të “Ditës Botërore të Planifikimit të Qytetit”, Institutit për Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me Trashëgimin Kulturore pa Kufij ( CHwB) zyra në Kosovë, organizon konkursin për fotografi “Qyteti im, Trashëgimia ime”. 
 
Konkursi është i hapur për të gjithë dashamirësit e artit, amatorë dhe profesionistë të fotografisë. Tema e fotografisë duhet të paraqet trashëgimin kulturore të qyteteve të Kosovës në raport me hapësirën urbane dhe mund të shprehë aspekte pozitive apo edhe negative të trashëgimisë në këtë kontekst. Mesazhi që ju do ta bartni përmesë fotografive tuaja, do të jetë shtytje për vendimmarrësit që të marrin hapat e nevojshëm për përmirësimin e gjendjes së trashëgimisë kulturore dhe atë të planifikimit urban të qyteteve tona. 
 
Të gjitha fotografitë që i plotësojnë kushtet e konkursit do të ekspozohen me 8 Nëntor 2013, gjatë manifestimit për “Ditën Botërore të Planifikimit të Qytetit”. Fotografitë konkurruese mundë të dërgohen në adresën elektronike iphfotokonkursi@gmail.com deri me datën 5 nëntor 2013, ora 16:00. Për tri vendet e para fituese në konkurs do të ketë edhe shpërblime.  
 
Për më shumë detaje rreth kushteve të pjesëmarrjes dhe kritereve të përzgjedhjes së fotografive shikoni në dokumentin e bashkëngjitur.