15 April 2014
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një pjese te raportin te 5 Vleresuar për Ndryshimet Klimatike. Në raportin qe ka ne fokus Ndikimin e Ndryshimeve Klimatike, Adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, theksohet se bota tashmë duhet të lëviz më shpejt, larg lëndëve djegëse.
Studimi prej 33 faqesh, i punuar ne kuadër te Grupit te II punues, nënvizohet se duhet të ketë një zhvendosje masive drejt energjisë së rinovueshme e të ripërtërishme. Raporti u publikua pas një jave negociatash dhe bisedimesh mes shkencëtarëve e zyrtarëve të qeverive respektive. Gazi natyror është parë si një urë kyçe për të zhvendosur prodhimin e energjisë larg nga nafta dhe qymyri. Por ka patur edhe debate mes zyrtarëve, mbi të gjitha mes atyre që do të duhet të paguajnë për këtë tranzicion të energjisë.
Pas përpilimit të raportit përfundimtar, për energjinë dhe ndryshimet klimatike, pjesëmarrësit u shprehën se ky raport është vetëm një paralajmërim i zymtë se bota po shkon drejt një humnere të errët, nëse nuk do të merren masa të menjëhershme. Nisur nga rritja e popullsisë globale dhe aktiviteti ekonomik, parashikohet se rritja e temperaturave të sipërfaqes së tokës, do të jetë mes 3.7 dhe 4.8 gradë celsius deri ne 2100, kjo nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme.
Për me shume:
Shkarkoni përmbledhjen e raportit ne linkun vijues:
http://ipcc-wg2.gov/AR5/images/uploads/IPCC_WG2AR5_SPM_Approved.pdf
Ose vizitoni ueb faqen e Panelit Ndërqeveritarë për Ndryshime Klimatike-IPCC
http://ipcc-wg2.gov/AR5/report/