287 - Lajmi Single | AMMK

Shpella e Gadimes, destinacion turistik i pazëvëndësueshëm!

19 February 2016

foto

19.02.2015- Shpella e Gadimes,mbetet një nga destinacionit turistike më të vizituara për turistët jo vetëm vendor por edhe të huaj.   Për shkak të vlerave që ka ky monument i natyrës është marrë ne mbrojtje ligjore dhe gëzon statusin e Monumentit të Natyrës me Rëndësi të Veçantë. Aktualisht shpella menaxhohet nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Shpella ndodhet në fshatin Gadime e Ulët të Komunës së Lipjanit, 3 km larg rrugës magjistrale Prishtinë- Ferizaj- Shkup.

 

Pasuri e shpellës të cilat e bëjnë të veçante atë janë prezenca e aragoniteve të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla. Aragonitet dhe kristalet tjera në Shpellën e Gadimes paraqiten në disa galeri, të cilat mundë të shihen edhe nga vizitorët, për faktin se Shpella e Gadimes aktualisht është e vetmja shpellë në Kosovë e përgatitur për vizitorë. 

 

Duke ju përgjigjur interesimit të vazhdueshëm të vizitorëve, për informacione në lidhje me orarin e vizitave dhe lokacionin e saktë të shpellës, AMMK ka përgatitur një përmbledhje të informacione të përgjithshme për Shpellën e Gadimes.

 

Shiko më shumë

 

Informata të përgjithshme për Shpellën e Gadimes