452 - Lajmi Single | AMMK

Shqyrtimi Publik i Draft Dokumentit të Planit Rregullues për Zaplluxhe në Parkun Kombëtar “Sharri”

06 December 2018

foto

05.12.2018- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të Programit Mjedisor për Kosovën (KEP 2016) po impmentonedhe komponentin e tretë "Forcimi i menaxhimit të zonave ndërkufitare natyrore".

 

Qëllimi kryesor i kësaj komponente është forcimi i kapaciteteve menaxhuese, teknike dhe profesionale, si dhe promovimi i zhvillimi të qëndrueshëm në Parqet Kombëtare.

 

Përveç aktiviteteve tjera në kuadër te kësaj komponente është e parapare edhe hartimi i katër planeve rregulluese për dy ParqetKombëtare ( "Sharri" dhe "Bjeshkët e Nemuna"). Në Parkun Kombëtare "Sharri" janë caktuar dy zona të treta për hartimin e planeve: Prevallë dhe Zaplluxh, që janë duke u realizuar nga ekspertet  e angazhuar nga projekti KEP 2016.

 

Duke u bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinore, dokumenti Plani Rregullativ për  Zaplluxhe është në fazën e diskutimit publik.

Në kuadër të këtij procesi, MMPH pret angazhimin e të gjithë të interesuarve, në mënyrë të veçantë të ekspertëve, shoqatave të ndryshme, përfaqësuesve të komunave pjesëmarrëse dhe qytetarëve, që me komente dhe rekomandime të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final.

 

Periudha e diskutimit publik për dokumentin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Zaplluxhe /Stuzhë do të jete nga 05.12.2018– 25.12.2018.

 

Komentet, vërejtjet ju lutem qe ti dërgoni ne email: bajram.kafexholli@rks-gov.net

 

Për më shumë shihni dokumentin:

 

Planin Rregullativ për Zapluxhe